Ballina Aktualitet Kruja pa ujë, Sheta pyet Ramën, ku shkuan 3 milionë eurot e...

Kruja pa ujë, Sheta pyet Ramën, ku shkuan 3 milionë eurot e ujësjellësit që inaugurove?

Sabah SHETA

Partia Demokratike Dega Krujë po ndjek me shqetësim të madh problemin e banorëve të Krujës për mungesën e ujit të pijshëm.

Në qytetin tonë të bekuar nga Zoti me kroje e burime të shumta uji vuajmë për ujë të pijshëm ku në shumë lagje të Krujës uji vjen 1 orë në dy ditë.
Kjo është një fyerje për banorët e Krujës pasi me bujë të madhe u bë përurimi i ujësjellësit nga Kryeministri por në të vërtetë u pa se ishte një show propagandistik i pushtetit lokal dhe qendror 1 muaj para zgjedhjeve pasi në rubinetat e qytetarëve të Krujës vetëm që ujë nuk ka.
Se ku shkuan 3 milionë euro investim kjo i mbetet organeve kompetente ta hetojnë.

Ne si Parti Demokratike kemi marrë ankesat e shqetësimet e shumë banorëve të Krujës por duke parë interesimin zero të pushtetit lokal dhe qendror për këtë problem, ftojmë të gjithë bashkëqytetarët tonë në një protestë paqësore para Bashkisë Krujë ditën e premte datë 16.07.2021 ora 10:00.
Jemi dhe do të jemi gjithmonë në krahun tuaj për çdo padrejtësi dhe shqetësim tuajin!

Kryetari i PD-Krujë

Exit mobile version