Ballina Aktualitet Flet e moshuara që u dhunua nga policët e Veliajt: E marrin...

Flet e moshuara që u dhunua nga policët e Veliajt: E marrin mallin dhe e ndajnë me njëri-tjetrin

E moshuara që u dhunua nga policët bashkiakë një ditë më parë ka folur ekskluzivisht për Fax News, duke treguar përplasjen me punonjësit e policisë bashkiake të Tiranës.

E moshuara, e cila ka humbur një djalë, tregon se policët deshën që t’i merrnin karrocën por kjo nuk i lejoi ta merrnin duke preferuar më mirë t’i hidhte produktet mes të rrugës.

Shitësja e moshuar i akuzoi policët që çdo ditë i sulmojnë shitësit ambulantë duke i marrë produktet dhe duke i çuar në shtëpitë e tyre. E pyetur sa fiton në ditë nga produktet e shitura, e moshuara tregoi se fiton rreth 10 mijë lekë.

“Erdhën ata dy me fuoristrada. Erdhën me morë karrocën. Unë i thashë karrocën jo. Gjallë karrocën s’jua jap. Un ni t’mor karrocën, n’i ta tërhek dhe e ktheva midis xhades.

Unë jetoj në Fushë-Krujë, por shes në Tiranë. Më kanë ngacmu por jo shumë si gjithë tjerët. Ene iher ma kanë morë karrocën.

Unë jam fshatare vetë i prodhoj vetë. Unë fitoj rreth 10 mijë lekë. Ata e marrin mallin dhe e shpërndajnë për vete. I marrin për vete. Është një gru prej Bubqi përditë i marrin vezë, vaj. Ditë për ditë i marrin dhe i ndajnë me njëri tjetrin. Djali më ka vdekur sepse ju mbush mëlçia me ujë“, tregon e moshuara.

Exit mobile version