Ballina Politikë Mbetjet në Kavajë, bombë mjedisore/ PD: Skemë kriminale për pasurimin e klientëve...

Mbetjet në Kavajë, bombë mjedisore/ PD: Skemë kriminale për pasurimin e klientëve të Edi Ramës

Partia Demokratike i ka berë thirrje SPAK që të veprojë për situatën e mbetjeve në Kavajë. Andi Lila në një prononcim nga vendngjarja deklaroi se kriza mjedisore në Kavajë është lojë me shëndetin e qytetarëve për përfitimet e mafies së inceneratorëve.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ANDI LILA

Situata e mbetejeve në Kavajë është kthyer në një bombë mjedisore që rrezikojnë shëndetin e qytetarëve. Pamjet që shohim, që shoqërojnë përditshmërinë e qytetarëve dhe turistëve, nuk janë vetëm prdukt i paaftësisë së pushteti vendor dhe i qeverisë.

Fakteqësisht, ajo që qytetarët e Kavajës dhe Durrësit po përjetojnë është një skemë kriminale që po ndërtohet duke dëmtuar shëndetin e qytetarëve me qëllim pasurimin e klientëve të Edi Ramës.

Për të çuar para te mafia e inceneratorëve, plehrat po lihen me qëllim jashtë kontrollit, për të nxitur një krizë dhe pastaj për të ofruar një zgjedhje nga ata që e prodhuan këtë krizë.

Pra duke kërcënuar shëndetin e qytetarëve, po i detyrojnë të pranojnë një zgjedhje shumë më të shternjtë për menaxhimin e plehrave.

Kjo lojë me shëndetin e qytetarëve, vetëm për përfitimet e mafies së inceneratorëve, është e papranueshme dhe kriminale.

Ne i kërkojmë SPAK-ut të veprojë urgjentisht, përpara se pasojat për ambientin dhe shëndetin e njerëzve të jenë të parikuperushme.

Exit mobile version