Ballina Aktualitet Policia kontroll në lokalin e Noizyt në zonën e Plazhit, ja pse...

Policia kontroll në lokalin e Noizyt në zonën e Plazhit, ja pse u gjobit

Policia e Durrësit ka organizuar mbrëmjen e djeshme një aksion në lokalet e qytetit, më qëllim kontrollin e rregullave anticovid si edhe për monitorimin e lokaleve që vijojnë organizimet me muzikë pas orarit të përcaktuar për mbyllje.

Me këtë qëllim policia ka ndaluar mbrëmjen e djeshme edhe në qytetin e Durrësit, në zonën e Plazhit në lagjen 13 të qytetit, ku pas kontrolleve të ushtruara, ka proceduar penalisht për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”si dhe u ndëshkuan masë administrative shtetasit Indrit Deti dhe Rigels Rajku, ky i fundit i njohur edhe si reperi, Noizy. Ndaj këtyre dy shtetasve mësohet se ka nisur një procedim penal, ndërsa janë gjobitur edhe me 1 milion lekë të reja.

Njoftimi i plotë i Policisë së Shtetit

Plazh, Durrës

Vijojnë kontrollet nga Policia e Durrësit, për monitorimin e lokaleve që vijojnë organizimet me muzikë pas orarit të përcaktuar për mbyllje.

U konstatuan duke ushtruar aktivitet me muzikë, procedohen penalisht dhe ndëshkohen me masë administrative, administratori një subjekti dhe pronari i një subjekti tjetër.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh, në bashkëpunim me forcat “Shqiponja” në DVP Durrës, në vijim të kontrolleve për zbatimin e planit të masave për garantimin e rendit dhe qetësisë publike dhe monitorimin e lokaleve që vijojnë organizimet me muzikë pas orarit të përcaktuar për mbyllje, në kundërshtim me masat anticovid të vendosura nga organet kompetente.

Në vijim të kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë konstatuar dhe proceduar penalisht për veprën penale “Prishja e qetësisë publike” shtetasit:

D., 26 vjeç (administrator i një subjekti) dhe R. R., 35 vjeç, (pronar i një subjekti), banues në Durrës, pasi u konstatuan duke vijuar organizimin e aktivitetit me muzikë, në lagjen nr.13 Plazh, Durrës, pas orarit të përcaktuar për mbyllje.

Gjithashtu, për të 2 subjektet është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë, për shkelje të orarit të përcaktuar në aktin normativ, për zhvillimin e aktiviteteve.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës apelon për të gjithë administratorët dhe pronarët e lokaleve që të respektojnë masat anticovid dhe orarin e përcaktuar për ushtrimin e aktivitetit.

Exit mobile version