UEFA cakton arbitrin e finales së madhe Angli-Itali

Finalja e madhe e këtij kampionati evropian tashmë është përcaktuar dhe ajo do të jetë Angli – Itali, e cila do të luhet ditën e diel në stadiumin ‘Wembley’ të Londrës, në orën 21:00.

Ndërkohë, ditën e sotme, UEFA ka përcaktuar edhe gjyqtarin kryesor që do të vendosë drejtësi në këtë takim dhe i kanë besuar Bjorn Kuipers.

Gjyqtari holandez është një nga më të mirët aktualisht në futbollin evropian e për këtë arsye, UEFA ka vendosur t’i besojë atij finalen e madhe. Ai njihet si një arbitër deri diku i rreptë, pasi ‘nuk ta përton’ kartonin e verdhë, apo edhe atë kuq, gjë që e ka dëshmuar në shumë përballje të mëdha, qofshin këto edhe kundër lojtarëve me peshë në arenën futbollistike.

Kuipers do të ndihmohet nga ndihmësit Sander van Roekel dhe Erwin EJ Zeinstra, ndërsa gjyqtari i katërt do të jetë spanjolli Carlos del Cerro Grande dhe gjermani Bastian Dankert do të jetë në VAR.

bjrn kuipe