Ballina Editorial Komedia e Ramës me mjekët heronj mbaroi!

Komedia e Ramës me mjekët heronj mbaroi!

Nga Orjola PAMPURI

Ne Shqiperi kryetare bashkie me precedente penale vijojne detyren, nuk ka arrestime per ish ministra, ish deputete ish kryetare bashkish, te Rames apo dhe zyrtare te larte te tij te perfshire ne korrupsion, por serish luften ndaj korrupsionit e trumbeton me “me te rrezikshmit” me mjeket.

Ne fakt “ka te drejte “:

“Mjeket shperdoruan parate e termetit per te blere vota, mjeket dhane leje ndertimi e legalizime per te blere vota, mjeket jane koka e korrupsionit ne Shqiperi” Cfare mjerimi! E ne fakt mjeket jane ata me te cilet luajti teater gjate pandemise, e sot i perdor si koka turku per te treguar qe ketu lufta ndaj korrupsionit eshte shume e ashper.

Sigurisht qe jam kunder cdo forme te korrupsionit ne cdo sistem, perfshire ketu edhe shendetesine.

Ndonese:

Sistemi shendetesor nuk permiresohet me fasda, korrupsioni ne sistem shendetesor nuk eleminohet me arrestime. Nese dikujt do t’i bjere rasti te shohe kushtet ne te cilat mjeket punojne ne spitalin e traumes, do te thonin qe i pari qe duhet ndeshkuar maksimalisht eshte Edi Rama.

Aty ku vijne urgjenca civile, vijne dhe paciente te shoqeruar nga police me mase arresti, aty ku presin familjare presin dhe grupe policesh, pa kushtet me minimale, e nderkohe qe te gjithe ketij kaosi i mbijetojne mjeket, kirurget te cilet me nje page qesharake krahasuar me vendet fqinje, i mbijetojne atij kaosi e ofrojne sherbim tek pacientet. Ka menyra te tjera per te ndalur korrupsionin ne shendetesi; rriti pagat ne standartet e vendeve fqinje te pakten, krijoi kushte per te punuar, dhe respektoi sic u shtire ne pandemi.

Mjeket dhe stafi shendetesor jane te nderuar e per kete meritojne respekt e jo denigrim. Jam dakort te luftojme korrupsionin, por kur kjo nuk fillon se pari nga kryeministri, i cili taksat e qytetareve nuk i perkthen ne sherbime per ta, por i shperdoron ato, gjithcka tjeter eshte show dhe demagogji.

Exit mobile version