Ballina Sport “Danimarka u vodh si në pikë të ditës”, polemika të mëdha për...

“Danimarka u vodh si në pikë të ditës”, polemika të mëdha për golin e Anglisë

Anglia arriti në një finale të madhe për herë të parë pas 55 vjetëve, por goli nga penalltia me të cilin e mposhti 2:1 Danimarkën në kohën shtesë të gjysmëfinales së Kampionatit Evropian 2020, shkaktoi polemika të mëdha dhe kritika të ashpra gjithandej.

Raheem Sterling u fut nëpër mbrojtjen e Danimarkës dhe u rrëzua në zonë pas një kontakti minimal.

Megjithëse ndërhyrja ndaj tij ishte e butë, gjyqtari dha shenjë për penallti dhe, edhe pse Kasper Schmeichel e mbrojti penalltinë e Harry Kane, kapiteni i anglezëve e shënoi nga topi i kthyer për t’i dërguar tre luanët në finalen e së dielës në Wembley.

Anglia do të përballet me Italinë në finalen e Wembley.

Por triumfi ndaj danezëve u la paksa nën hije nga një debat i gjatë rreth penalltisë kontroverse natën e ndeshjes. Sterling u rrëzua me lehtësish në zonë duke nxitur reagime të ashpra në rrjetet sociale.

Në mesin e atyre që e kundërshtuan penalltinë ishin shumë ish-futbollistë të mëdhenj botërorë.

Exit mobile version