Ballina Kulturë Çfarë perspektivash hap fitorja e Raisi në Iran

Çfarë perspektivash hap fitorja e Raisi në Iran

(FILES) In this file photo taken on June 21, 2021 Iran's President-elect Ebrahim Raisi is pictured during his first press conference in the Islamic republic's capital Tehran, on June 21, 2021. - Iran and six world powers seeking to restore the deal to prevent Tehran's development of nuclear weapons remain divided on key issues after the conclusion of a sixth round of talks, a senior US State Department official said Ton June 24, 2021. But the official, who briefed reporters on condition of anonymity, stressed that the United States thought a deal remained possible even with Iran under a newly-elected hardline president, cleric Ebrahim Raisi. (Photo by ATTA KENARE / AFP)

Zgjedhjet në Iran janë mbajtur më 18 qershor dhe kanë nxjerrë fitues kandidatin më të akredituar, konservatorin Raisi, kreun e Magjistraturës dhe figurë e konsideruar e afërt me Guidën Supreme Khamenei. Jetime, si me kandidatë, ashtu edhe me vota, zona reformiste, që pritet të përjetojë një fazë ristrukturimi të plotë.

Zgjedhjet me shifra
Prej 592 personave të regjistruar nëpër regjistrat e avancimit të kandidaturave, vetëm 7 kanë qenë figurat e miratuara për të garuar në presidenciale nga Këshilli i Gardianëve. Pak ditë përpara zgjedhjeve, 3 prej këtyre figurave janë tërhequr: me pak fjalë, më 18 qershor, zgjedhja e qytetarëve iranianë reduktohej në 4 kandidatë. Popullsia iraniane përbëhet nga rreth 80 milion njerëz, prej të cilëve rreth 59 milion kanë të drejtë vote. Në këto votime të fundit presidenciale, rreth 30 milion janë votat e shprehura, që i bie 48.8% e totalit: për pasojë, e dhëna e abstenimit e ka kaluar atë të votave të hedhura. Këto kanë qenë zgjedhjet me më pak pjesëmmarrje nga 1979, viti i Revolucionit Islamik: në presidencialet e fundit e vitit 2017, pjesëmarrja ka rezultuar në rreth 72%.
Prej 48.8% të votave të shprehura, Raisi ka marrë rreth 18 milion, duke arritur 61.9% të preferencave, ama duke e rritur me vetëm 2 milion numrin e votave të arritura 4 vite më parë (kur ishte sfidanti i Rouhani). Veç kësaj,, duhet evidentuar e dhëna lidhur me fletët e bardha apo të anulluara: mbi 3 milion e gjysmë. Raisi është zgjedhur në raundin e parë, duke qenë se ka marrë mbi 50% të votave të marra dhe ka shmangur kështu balotazhin (në historinë e Reppublikës Islamike është kaluar në raundin e dytë vetëm në 2005, me zgjedhjen e parë të Ahmadinejad). Do të jetë president i vendit për 4 vitet e ardhshme, edhe pse disa analistë e konsiderojnë kandidatin e akredituar për të pasuar Guidën Supreme Ali Khamenei.

Kush është Raisi
Fetar, i lindur në vitin 1960 në qytetin e shenjtë Mashhad në verilindje të vendit, Ebrahim Raisi ka marrë një Doktoraturë në të Drejtë Islamike në Universitetin Shahid Motahari të Teheranit. Është i martuar me Jamileh Alamolhoda, Profesore në Universitetin Shahid Beheshti të Teheranit dhe vajza e imamit që drejton faljet e së premtes në Mashhad, Ajatollahut Ahmad Alamolhoda. Aktualisht është kreu i Magjistraturës në Iran, i emëruar në vitin 2019 me dëshirën e Khamenei. I ri revolucionar më 1979, Raisi bëhet Prokuror i Përgjithshëm në Karaj dhe më pas Zëvendësprokuror në Teheran. Nga fundi i viteve ’80, presidenti i ri iranian akuzohet se ka qenë fuqimisht i lidhur me të ashtuquajturin “Komision i Vdekjes”, komisioni që u krijua për të gjykuar kundërshtarët politikë në fundin e luftës me Irakun. Raisi është i ekspozuar ndaj sanksioneve të Shteteve të Bashkuara nga 2019, i akuzuar për shkelje të rënda të të drejtave të njeriut lidhur me rolin e tij si kryetar magjistrature, fakt që e bën presidentin e parë iranian që sanksionohet përpara se të zgjidhet.

Ebrahim Raisi e ka fituar fushatën elektorale duke përdorur tone të ngjashme me ato të përdorura 4 vite më parë, në votimet e mëparshme presiidenciale që panë fitoren dërrmuese e Rouhani: është paraqitur si kandidati i aftë të luftojë korrupsionin dhe ka synuar shumë tek vota e “të fundëmve”, me një narrativë të përqëndruar mbi shtëpitë popullore, subvencionet ekonomike dhe vullnetin e krijimit të 1 milion vendeve pune çdo vit. Në frontin ekonomik, përveçse ka kritikuar egërsisht menaxhimin Rouhani dhe, për pasojjë punën e sfidantit Hemmati në krye të Bankës Qendrore, ashtu si 4 vite më parë, ka këmbëngulurr mbi vullnetin për ta pavarësuar ekonominë iraniane. Një lloj autarkie ekonomiko – financiare, që do t’i mundësonte në mënyrë utopike vendit të ishte më pak i ekspozuar ndaj presioneve të shkaktuara nga sanksionet ndërkombëtare: për ta thënë me fjalët e Hossein Raghfar, profesor Ekonomie në Universitetin Alzahra të Teheranit, një ”ekonomi të rezistencës”.

Ekuilibra të brendshëm
Parasëgjithash, duhet filluar nga e dhëna e abstenimit: për sa mediat shtetërore kanë treguar shumë herë radhat nëpër qendrat e votimit në ditën e premte dhe eksponentët kryesorë e Republikës Islamike i kanë gjykuar si të suksesshme zgjedhjet, përqindja e lartë e abstenimit është një këmbanë alarmi për arësye të ndryshme.

E para është ajo që sheh një zhgënjim midis popullsisë kundrejt politikës së vendit: në muajt përpara zgjedhjeve janë zhvilluar manifestime online (sidomos në Twitter), që i ftonin njerëzit të mos votonin. Një shqetësim transversal, siç demonstrohet nga letra e firmosur prej mbi 230 aktivistëve të spikatur apo nga deklaratat e fundit e Ahmadinejad, Mousavi dhe Faezeh Hashemi (vajza e ish presidentit Rafsanjani). Një e dhënë që vë në rrezik legjitimimin e qeverisë së re, të cilës i takon detyra e vështirë e bërjes së pranueshëm të sistemit institucional për popullsinë iraniane. Ish presidenti Khatami ka bërë një deklaratë në margjinat e zgjedhjeve duke falenderuar kë nuk ka votuar dhe ka shtuar se mungesa “e një pjesëmarrjeje elektorale mbi 50% është shenjë se njerëzit janë të zhgënjyer e të pashpresë” dhe se “hendeku midis njerëzve dhe sistemit institucional duhet të jetë një paralajmërim i rrezikshëm për të gjithë”.

Veç kësaj, duhet nënvizuar se sistemi aktual politik iranian është fuqimisht i zhbilancuar nga ana konservatore: pjesa më e madhe e abstenimit bie mbi bojkotimin e elektoratit reformist (domethënëse në negativ dhe në mbështetje të kësaj pjesëmarrja në masën 26% në Teheran). Me këto zgjedhje konservatorët kanë siguruar kontrollin e tri degëve formale të sistemit qeverisës dhe për 4 vitet e ardhshme do ta kenë rrugën e hapur për të zbatuar vizionin e tyre politik, jo vetëm nga pikëpamja e brendshme, por edhe në skenarin rajonal e global.

Pozicion rajonal
Në zonën e Lindjes së Mesme, Irani mund të kthehet e të ushtrojë një rol më shumë aktiv, duke i mbështetur mbi boshllëqet e lëna nga çimpenjimi amerikan dhe sidomos duke shfrytëzuar hapësirat e influencës të fituara nga 2015 e këtej. Sinergjia që aktualisht duhet regjistruar midis Presidentit të ri dhe krahut më intransigjent të ushtarakëve mund të vulosë një rigjallërim të impenjimit ushtarakt në teatrat kryesore rajonale. Jo rastësisht, në konferencën e tij të parë për shtyp Raisi ka treguar si “të panegociueshme” temat lidhur me zhvillimin e programit raketor (arma kryesore e shkurajimit) dhe me politikat rajonale iraniane.

Përshëndetjet e para për zgjedhjen kanë ardhur nga Siria e Bashar al-Assad, aleat i hekurt i Teheranit, nga sheiku Mohammed bin Rashid Al Maktoum, zëvendëspresident dhe kryeministër i Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Emir i Dubait (shenjë që procesi i çtensionimit me Emiratet vazhdon) dhe nga Omani, vend që vazhdon të përfaqësojë një urë të rëndësishme ndërmjetësimi midis Iranit dhe botës perëndimore. Në frontin e kundërt duhet regjistruar deklaratat e ministrit të jashtëm izraelian Yair Lapid, i cili e ka quajtur Raisi si “kasapin e Teheranit” dhe e ka përshkruar si përgjegjës çër vdekjen e “mijëra iranianëve”. Gjithmonë lidhur me politikat rrajonale, Raisi është idhtar i dialogut – tashmë zyrtarisht të hapur – me Arabinë Saudite, me qëllimin e rikthimit të pasjes marrëdhënie diplomatike të qëndrueshme.

Qasja ndërkombëtare
Nevoja e parë e Raisi është ajo e zbutjes së sanksioneve dhe dhënia frymë ekonomisë iraniane: për këtë arësye nuk është e mendueshme të parashikohet një ndërprerje e dialogëve me Shtetet e Bashkuara. Presidenti i sapozgjedhur (që do ta marrë postin zyrtarisht në gusht) ka konfirmuar se Irani do të vazhdojë bisedimet indirekte në Vjenë deri kur administrata e tij nuk do ta marrë detyrën. Në këtë pikë, ajo që do të ndryshojë është me siguri narrativa: tone akoma edhe më pak qetësues (“nuk do ta takoj Biden” është një prej deklaratave të para të bëra nga Raisi) dhe tentativa për t’i kufizuar dialogët vetëm lidhur me çështjen bërthamore. Disa hapa prapa respektivisht atyre që parashikohen nga administrata e re amerikane. Raketa dhe milici nuk duhet të futen në marrëveshje dhe Shtetet e Bashkuara duhet të jenë të parët të demonstrojnë se duan ta mbajnë të hapur dilogun duke revokuar sanksionet ekonomike: në sintezë, këto do të jenë kartat që të paktën fillimisht qeveria Raisi do të sjellë në tryezë.

Për të pasur ndonjë indikacion më shumë do të duhet të pritet emërimi i Ministrit të ri të Jashtëm: një emër i fortë ishtë ai i Hossein Amirabdollahian, i cili po drejton ekipin e tranzicionit të politikës së jashtme të Raisie dhe është i përfshirë në negociatat për bërthamoren iraniane gjatë administratës Khatami, përveç se ka marrë pjesë në negociatat me Shtetet e Bashkuara në 2007. Në përgjithësi, do të duhet t’i kushtohet vëmendje e madhe kandidatëve në rolet kyçe për politikën e jashtme dhe të sigurisë kombëtare, duke pasur në konsideratë përvojën e Presidentit të sapozgjedhur në tematika të tilla. Ama duhet shkruar një gjë: një qeveri e zonës konservatore, në aleancë të fortë me krahun ushtarak, ka tiparet e duhura që të mund të arrihet një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara: ka mundësi më pak komplekse dhe ambicioze nga sa mund të bëhet me reformistët, por sigurisht shumë më e qëndrueshme në planin e brendshëm politik.

Gjithmonë lidhur me çështjen e aleancave ndërkombëtare, është e rëndësishme të nënvizohet sesi aksi midis Raisi dhe Khamenei ësht i qëndrueshëm dhe se ideja e këtij të fundit lidhur me të ardhmen e Iranit është e qartë: horizonti duhet spostuar drejt Lindjes, duke forcuar aksin me Kinën dhe Rusinë. Veçanërisht për sa i përket Pekinit, vullneti i një pjese të mirë të liderëve irakenë është ajo e zhvillimit gjithnjë e më shumë i një partneriteti strategjik: marrëveshja e fundit 25 vjeçare, që parashikon mbi 400 miliard dollarë investime kineze në Iran përballë furnizimeve energjitike me çmim të mirë është rruga që Teherani dëshiron të ndjekë. Një bashkëpunim ushttarak, financiar, energjitik dhe infrastrukturor që Irani e konsideron të domosdoshëm për 3 arësye: në radhë të parë sepse liderët iraniane mendojnë se ekuilibrat botërorë po ndryshojnë në favor të Pekinit; në radhë të dytë, mendojnë se Irani është thelbësor për zhvillimin e Belt and Road; në rradhë të tretë, sepse bashkëpunimi me Kinën nuk do të shkaktonte rreziqe ndërhyrjesh në punët e brendshme.

Nyja e suksesionit
Si konkluzion, do të jetë interesante të kuptohet sesa i qëndrueshëm do të rezultojë aksi midis Raisi dhe Khamenei. Dy kandidatët për suksesionin e Guidës Supreme janë Mojtaba Khamenei, djali i liderit aktual iranian, dhe pikërisht Raisi. Shumë analistë besojnë se Presidenti i sapozgjedhur është kandidati më i akredituar, falë kredencialeve të forta teologjike, dhe se Khamenei dëshiron të investojë në figurën e tij. Në fund të fundit, precedenti është i njohur: në vitin 1989, me vdekjen e Khomeini, Khamenei u zgjodh Guidë Supreme teksa ishte president në fuqi. Për këtë arësye rruga e hapur me zgjedhjen e Raisi, një fetari, tamam në muajt kur pëshpëritet – sidomos në mediat e huaja – për një këmbim të mundshëm në majën e Iranit, përfaqëson një koinçidencë që duket se presupozon vullnetin e institucionalizimit të zgjedhjes së ardhshme të Guidës Supreme.
(nga Geopoliticus)

Përgatiti
ARMIN TIRANA

Exit mobile version