Kryemashtruesi i një kryeqyteti…

Nga Iva V.GRILLO

Dje qarkulluan disa foto te Kryetarit te Bashkise Tirane, tek pozonte duke i dhene si dhurate homologut te vet hungarez, as me shume e as me pak vec… Kullen e Sahatit te Tiranes, simbolin e kryeqytetit tone, te cilin e ka perdhosur me qellim, planifikim dhe paturpesine me te madhe.

Mes realitetit te fotove te kryebashkiakut tone dhe Tiranes reale eshte ne mes nje det i tere…mashtrimesh.

Ne qofte se nje dite te bukur, kryebashkiakut te Budapestit do t’i shprepe ne koke te vije ne Tirane e te kerkoje origjinalin e Sahatit te Tiranes-miniature qe mori si dhurate, do e kete shume te veshtire t’a gjeje, ashtu te varrosur mes ndertimeve dhe babezise prej monstrash qe ka kapluar Tiranen.

Kryebashkiakut te Budapestit, do t’i duhet te ece ne sheshin-shkretetire te qendres se qytetit, qe duket edhe me i mjere edhe per shkak se Skenderbeu i krenarise sone kombetare, duket si nje liliput perballe gerdallave qe e rrethojne.

Ne qofte se do te doje te shijoje nje bust te Skenderbeut, me mire te rrije ne Budapest e te shijoje bustin e ri, I cili qendron vertete krenar, ne nje park, i parrethuar me rrangulla.

Po te ece pak me tutje, hungarezit fisnik ne vendin e te cilit historia ruhet me fanatizem, do t’i duhet te perballet me germadhat e Teatrit Kombetar, te cilin po ky Kryebashkiak e shembi naten pa hene, bashke me njerez brenda, e per te cilen ai nuk ka dhene akoma llogari.

Nderkohe, thuhet se Tirana eshte perzgjedhur Kryeqyteti Europian i Rinise 2022. Ne teori, nje lajm i mire ky qe nenkupton perfshirjen e rinise ne nisma inovative dhe projekte qe do te kene ndikim ne jeten e qytetit. Nenkupton edhe nje lloj reklame per qytetin e Tiranes, ku turiste kryesisht te rinj do te vijne te vizitojne qytetin ne kuadrin e veprimtarive qe do te zhvillohen.

Turistet e rinj qe vijne nga larg dhe te rinjte shqiptare qe do te merren me projekte rinore jane mese te mirepritur dhe pacin doren e mbare, por ne qofte se duan vertete te mesojne dicka per jeten, do t’u duhet te shohin pertej propagandes dhe realitetit virtual te kryetarit te bashkise, i cili tashme duhet te ishte para drejtesise pikerisht per demet katastrofike qe i ka shkaktuar Tiranes.

Ata te rinj qe vertete do te kene deshiren e guximin te shohin pertej fasades, do te vene re qe Tirana, qyteti qe lengon e qe tani po mbetet edhe pa kujtese, eshte pikerisht shembulli se si nuk duhet te trajtohet nje kryeqytet, historia dhe banoret e tij!

1 9

2 7

3 4