Ballina Aktualitet Basha mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Fazli Veselit: Një jetë...

Basha mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Fazli Veselit: Një jetë përballë okupatorit serb

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të babait të ish-kryetarit të PDK-së dhe njëkohësisht një nga themeluesit e UÇK-së, Kadri Veseli.

Basha shkruan në një postim në rrjetet sociale se, me mendje dhe zemër është pranë Kadri Veselit dhe familjes së tij, të cilëve u shpreh ngushëllimet më të thella për humbjen e njeriut të tyre të dashur.

Basha thekson se, Fazli Veseli jetoi një jetë të tërë duke qenë kurdoherë përballë okupatorit serb në Kosovë.

Postimi i kryetarit të PD, Basha

Me hidhërim mora lajmin e ndarjes nga jeta të z. Fazli Veseli, babait të një prej themeluesve të UÇK-së, ish kryetarit të Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli.

Jeta i rezervoi z. Fazli momente të vështira gjatë përballjes me okupatorin serb, por dhe krenari për atë që familja e tij e veçanërisht djali i tij Kadri Veseli bëri për Kosovën edhe pse sot po përballet me padrejtësi që nuk kanë qenë të pakta gjatë historisë sonë.

Me mendje dhe zemër jam sot pranë Kadri Veselit dhe familjes së tij, të cilëve ju shpreh ngushëllimet më të thella per humbjen e njeriut të tyre të dashur. U prehtë në paqe!

Exit mobile version