Ballina Aktualitet Goditet banda shtetërore e përvetësimit të pronave, ndalohet kryebashkiaku i Ramës dhe...

Goditet banda shtetërore e përvetësimit të pronave, ndalohet kryebashkiaku i Ramës dhe disa zyrtarë

Kryetari i Bashkisë Lushnje, Fatos Tushe është ndaluar nga Policia. Mësohet se Tushe është ndaluar në kuadër të një operacioni të organizuar nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe të zhvilluar nga forcat RENEA. Operacioni anti-korrupsion ka nisur mëngjesin e sotëm.

Deri më tani mësohet se janë arrestuar disa persona, mes tyre edhe Tushe. Emrat e të arrestuarve të tjerë nuk dihen ende, por paraprakisht mësohet se bëhet fjalë për zyrtarë të lartë.

Nga raportimet mësohet se operacioni i SPAK ka përfshirë Kadastrën e Lushnjes. Deri më tani raportohet se janë arrestuar 10 persona.

Mësohet se prej disa muajsh SPAK po heton lidhur me abuzimet me pronat, duke përfshirë disa nga zyrat kadastrale në vend.

Exit mobile version