Ballina Aktualitet Arrestimi i kryebashkiakut të “rilindjes”, çfarë gjeti policia në zyrën e tij?

Arrestimi i kryebashkiakut të “rilindjes”, çfarë gjeti policia në zyrën e tij?

Kryebashkiaku i Lushnjës, Fatos Tushe është arrestuar sot pas një kontrolli të policisë në zyrën e tij. Në kuadër të një aksioni masiv antikorrupsioni, të urdhëruar nga SPAK, policia dhe FNSH kanë ‘zbarkuar’ në Ndërmarrjen Pasurive Publike të këtij qyteti. Mësohet se Tushe akuzohet për veprën penale ‘korrupsion’ me pasuritë publike.

Policia i ka shkuar në zyrë Tushes dhe pas disa kontrolleve në këtë institucion ai është arrestuar. Raportimet e para flasin se Tushe dyshohet po ashtu se ka dhënë leje ndërtimi në kundërshtim me ligjin. Personat e tjerë të arrestuar janë vartës të Tushes dhe biznesmenë.

Fatos Tushe drejton këtë bashki prej 3 mandatesh, ndërsa përfaqëson Partinë Socialiste. Më herët ai bashkë me sekretaren e tij mbetën të plagosur pasi në zyrë iu hodh lëndë plasëse.

Exit mobile version