Zjarr edhe në Vithkuq, shkrumbohen 5 ha me pisha

Flakët kanë përfshirë rreth 1 ha pishë e shkurre në zonën e Vithkuqit, në Majën e Jankës në Korçë. Prej 3- 4 ditësh ky zjarr vijon të jetë aktiv duke shkrumbuar bimësinë e kësaj zone.

Ndërkohë vijojnë ndërhyrjet me mjete rrethanore për izolimin e vatrave aktive. Nuk dihen ende shkaqet e rënies së zjarrit ndërkohë po punohet për shuarjen totale të tij.

Në terren janë reth 20 forca te ushtrisë dhe një zjarrfikëse. Janë rreth 5 ha pishë e shkurre që janë  shkrumbuar.

Mësohet seka ende vatra të paneutralizuara ku nuk mund të shkojnë mjetet zjarrfikëse per shkak të terrenit shumë të thyer.