Ballina Politikë Shoqëruesit e Tahirit në trafikun ndërkombëtar të drogës/ Basha: Askush nuk lëvizte...

Shoqëruesit e Tahirit në trafikun ndërkombëtar të drogës/ Basha: Askush nuk lëvizte e nuk lëviz pa lejen e bablokut

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka reaguar pas njoftimit mbi arrestimin e dy ish-shoqëruesve të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, të cilët akuzohen nga SPAK për lidhje me trafikun ndërkombëtar të drogës.

Basha shkruan në një postim në Twitter se, të gjithë e dinë që asgjë nuk lëvizte pa lejen e bablokut, duke iu referuar kësisoj kryeministrit Rama.

“Tahiri? Bodigardët e Tahirit?  What’s new??????? Të gjithë e dinë se asgjë nuk lëvizte e nuk lëviz pa lejen e bablokut!!! Të gjithë”, shkruan Basha.

Exit mobile version