Rama rikthen në drejtimin e policisë krahun e djathtë të Tahirit, lidhjet me vrasësit dhe trafikun e drogës

Drejtori I përgjithshëm I policisë të shtetit Ardi Veliu ka firmidur një sërë emërimesh të reja dhe zvendësime në krye të drejtorive vendore të policisë.

Në Korçë largohet nga posti I drejtorit të policisë Ferdinant Mara që e ushtroi këtë detyre në krye të uniformave blu të juglindjes për më shumë se një vit. Në vend të tij emërohet Ardian Çipa që vjen nga Akademia e Sigurisë ndërsa më parë ka qënë edhe funksionar I lartë policie në drejtorinë e Tiranës.

Në 5 prill 2017
Ish-kryeministri Sali Berisha në Facebook shkruante se e kishin vënë në dijeni të një skandali që ka ndodhur në zyrat e ministrisë së Brendshme. Në këto zyra mungojnë 28 dokumente tepër sekret, që pretendohet se janë zhdukur nga Saimir Tahiri dhe Ardian Çipa.

Berisha bën me dije se Fatmir Xhafaj dhe Haki Çako po përpiqen ta fshehin ngjarjen. “Në kasafortën e ministrisë se Brendshme, Ardian Çipa dhe Saje qorri vjedhin dokumentet super sekrete! Komisari dixhital informon: Zhdukjen e 28 dokumenteve super sekrete për krimin, nga kasaforta super sekrete e Policisë së Shtetit, në ministri të gjithë e dinë se ato i kanë vjedhur Ardian Çipa dhe Saje qorri. Xhafa-Çako përpiqen të fshehin zhdukjen e dokumenteve”.

Në 15 qershor 2016
Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë akuza të rënda në drejtim të zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm të Policisë në seksionin për krimet e Rënda.

“Të hetohet Ardian Çipa, që hyn në zyrë dhe kërcënon si Shullazi prokurorët e këtij vendi. Çipa është i lidhur kokë e këmbë me trafiqet dhe krimet. Është njëlloj si Shullazi që kapi Rektorin në mes të sheshit, Çipa thërret në zyrë zyrtarë të prokurorisë dhe i tregon familjet dhe fëmijët. I bëj thirrje Presidentit të ndjekë me angazhim deri në mbledhje të Këshillit të Sigurimit Kombëtar para kësaj situate ku banditë me uniforme dhe pa uniformë kërkojnë të marrin pushtet”.

Në 5 maj 2016
Në një konferencë për shtyp, ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë akuza të rënda në drejtim të zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm të Policisë në seksionin për krimet e Rënda.

“Ardian Çipa është një miqtë më të ngushtë të Gent Xhixhës. Është njeriu që ka marrë Xhixhën tek Shqiponja në makinën e tij dhe e ka përcjellë jashtë. Ardian Çipa që mbahet për disa arsye të veçanta është trajtuar në Holandë nga Genc Xhixha. Pra i solla këto për të shprehur edhe njëherë denoncimin tim më të madh, indinjatën më të thellë”, u shpreh Berisha.

Në 2 maj 2016
Ish kryeministri Sali Berisha ka dhënë informacione të reja lidhur me përfshirjen e policisë në arratisjen e Arben Frrokut. Ardian Çipa bllokoi shpalljen në kërkim ndërkombëtar të Arben Frrokut sipas deputetit Berisha.

Ja çfarë shkruan Sali Berisha: Pas arrestimit të Frrokut me dt 5 mars në Hollande, Rama urdhëroi Ardian Çipën dhe një ndrikulle në Interpol Tirana (që kishte bllokuar dokumentet belge për vrasjen e Mark Frrokut, pra vëllait te Arbenit) për të mos i dërguar asnjë të dhënë Interpolit të Hollandës, në mënyrë që të kalonte afati i paraburgimit dhe Frroku të kërkonte, njëlloj si shqiptarët e tjerë, azil politik nga regjimi i Edi Ramës dhe qeveria e tij, një organizate e vërtete kriminale!

Në 24 janar 2016
Ish-kryeministri Sali Berisha me anë të një statusi denoncues në profilin e tij në Facebook, shkruan se zv/drejtori i Përgjithshëm dhe kreu i Krimeve të Rënda, Ardian Çipa ka liruar Alban Danin dy javë më parë, pasi ishte ndaluar nga një inspektor policie. Berisha shkruan se Dani i cili bëri luftën e djeshme në Kombinat, thjeshtë ka bërë një paralajmërim për pronarin e lotos për shkak të një gjobe ende të papaguar.