75 vjet nga pushkatimi i opozitës së parë

Kastriot DERVISHI

Më 3.7.1946 u ekzekutuan anëtarët e Koalicionit Demokratik (emrat në foton bashkëlidhur), opozitës së parë shqiptare që përbëhej nga grupet monarkiste, të rezistencës dhe ai socialdemokrat. Të ekzekutuarit u përkisnin dy grupeve të para.

Në procesin e madh të zhvilluar në Tiranë bënin pjesë edhe opozitarë të tjerë që morën dënime të gjata me burgim si: Musine Kokalari, Anton Dukagjini, Enver Hasa, Prof Çoka, Abdulla Muça, Gjergj Kokoshi, Nefail Skikuli, Kolë Rodhe, Reis Hasho, Qemal Biçakçiu, etj. Disa prej të dënuarve vdiqën në burg. Përgjithësisht ata ishin nëpunës dhe ushtarakë që nuk shiheshin me sy të mirë nga regjimi komunist.

Fjala e fundit e tyre ishte pothuajse e njëjtë në thelb: Rroftë Shqipëria me Kosovën. Dënimi i tyre erdhi se kërkuan shtyrjen e zgjedhjeve dhe organizim të rregullt të zgjedhjeve.