Ballina Kryesore Zvicra punëson në forcat e rendit Dritan Zaganin, njeriun që denoncoi lidhjet...

Zvicra punëson në forcat e rendit Dritan Zaganin, njeriun që denoncoi lidhjet e Tahirit me trafikantët e drogës

Ish-drejtuesi i policisë Dritan Zagani, që u burgos nga dyshja Rama – Tahiri, u përndoq dhe u lincua publikisht, vetëm pse akuzonte se policia është e përfshirë në trafikun e drogës, është punësur në forcat e rendit të Zvicrës.
Lajmin e bëri me dije ekskluzivisht në emisionin Çim Peka Live, analisti Enton Abilekaj.

Bujar Nishani: Dritan Zagani kaloi një sagë të tmerrshme brenda vendit, derisa ka kërkuar strehim politik në një vend tjetër. Zagani u burgos, u lincua familjarisht, publikisht, vetëm pse foli ato që ne po i shikojmë se janë realitete në Policinë e Shtetit.

Enton Abilekaj: Dua të shtoj se ky “krimineli” Zagani, që u akuzua se bashkëpunonte me policitë europiane dhe italiane, tani punon në Forcat e Rendit të Zvicrës. Po, është atje i punësuar.

Exit mobile version