Ndahet nga jeta para kohe ish-zyrtari i PD

Ish-zyrtari i njohur i Partisë Demokratike, Alfons Muça është ndarë nga jeta para kohe. Lajmin e hidhur e bëri të ditur babai i të ndjerit në rrjetet sociale.

“Me dhimbje, ju njoftojmë largimin nga jeta të djalit tim Alfons Muça”, shkruan i ati i Alfons Muçës, Aqif Muça.

Drejtues dhe deputetë të zgjedhur të PD i kanë shprehur ngushëllime familjes së të ndjerit.

“Fons u largove duke i lene dhimbje te madhe bashkeshortes e vajzave, duke i lene nje plage te hapur nenes se mrekullueshme, e duke lene pas miq e vec fjale te mira. Dega 11 Laprake e te gjithe miqte e dashamiresit sot humben nje njeri e mik te mire.

U prehsh ne paqe Alfons Muca”, shkruan Orjola Pampuri në një postim në Facebook.

“Do të të mbaj mend përherë të buzëqeshur e optimist Alfons Muça. Ngushëllimet më të ndjera familjes e miqve të Fonsit. RIP e qofsh i Xhehnetit”, shkruan Belind Këlliçi.

Alfons Muça ka mbajtur postin e drejtorit në kohën kur Bashkia e Tiranës drejtohej nga Basha.