Video skandal! Polici tërheq zvarrë të moshuarin në sy të turistëve, tenton të nxjerrë edhe armën

Në një kohë kur jemi në kulmin e sezonit turistik, nuk kanë fund ngjarjet e shëmtuara që po ndodhin në jug të Shqipërisë.

Pas një sërë ngjarjesh të ndodhura e të denoncuara në mediat vendase, një ngjarje e shëmtuar ka ndodhur së fundmi në zonën e Qeparos, ku një burrë i pastrehë është marrë zvarrë nga policia nga një lokal i zonës.

Denoncimi është bërë nga një qytetar në një prej mediave online në vend, teksa shprehet se, personi i dhunuar ishte një i pastrehë, i cili gjatë gjithë kohës vinte vërdallë nëpër zonë për të siguruar bukën e gojës. Sipas qytetarit që ka bërë videon, ky i pastrehë kishte raste që ngrinte pak zërin, por që nuk ishte i dhunshëm.

“Ishte i pastrehe. Vinte verdalle dhe per te ngrene u jepnin keto të lokaleve. Per te veshur vishte çfarë gjente tek koshat. Kishte raste qe fliste me veten dhe ngrinte pak zerin por nuk lendonte njeri.”-raporton dëshmitari nga vendngjarja.

Në video duket një polic dhe mendohet se është pronari apo një punonjës i lokalit, që e marrin zvarrë të moshuarin nga lokali, teksa ai u thoshte: Pse gjuan?, duke iu drejtuar policit.

Ndërkohë, disa gra dëgjohen në sfond të thonë: Gjynah, lëreni!”