Një test prej 25 sekondash tregon nëse shëndeti juaj është në rrezik

Nëse e keni kaluar coronavirusin, testin bëjeni tani!

Frymëmarrja e duhur siguron trupin tonë me oksigjen të mjaftueshëm dhe ndikon në presionin e gjakut, rrahjet e zemrës dhe gjendjen shpirtërore.

Ushtrimet e frymëmarrjes zbatohen për të na ndihmuar të biem në gjumë ose të largojmë stresin, transmeton Telegrafi.

Uluni dhe qetësohuni, dhe më pas merrni frymë ngadalë dhe thellë me mushkëritë plot. Pastaj mbyllni të dy vrimat e hundës dhe mbajeni ajrin për aq kohë sa mundeni, derisa trupi juaj natyrshëm t’ju bëjë të ditur se duhet të lëshoni ajrin.

“Nëse e mbani frymën për 25 sekonda, ju jeni në një grup që merr frymë mirë. Përveç kësaj, ju keni një kapacitet të konsiderueshëm të mushkërive, por gjithçka nën 25 sekonda është një shenjë alarmi”, thotë Patrick Mackun, ekspert i frymëmarrjes.

Ai thotë se “rezultati” prej 15 apo edhe 10 sekondash është një arsye serioze për t’u shqetësuar, sepse kapaciteti i mushkërive është i zvogëluar, por që ekziston një mënyrë për të marrë frymë siç duhet edhe nëse keni pasur një numër të ulët sekondash.

“Rregulli i parë është, mos merrni frymë me gojë. Gjithmonë merrni frymë me hundë, në këtë mënyrë trupi mban më shumë oksigjen”.

“Kryeni çdo aktivitet fizik me gojën mbyllur. Muskujt do të prodhojnë dyoksid karboni që nuk do të ketë ku të shkojë” dhe ju do të zhvilloni një tolerancë më të madhe ndaj presionit të dyoksidit të karbonit. Trupi do të përshtatet në katër deri në gjashtë javë dhe ju do të jeni më pak i mbushur me frymë pas sforcimit”, tha Mackun.