Ballina Politikë Në pranga për trafik ndërkombëtar droge edhe Drejtori i Zyrës së Punës...

Në pranga për trafik ndërkombëtar droge edhe Drejtori i Zyrës së Punës në Kavajë

Janë katër bashkëpunëtorë të drejtësisë, të cilët dhanë informacione duke ndihmuar autoritetet shqiptare dhe ato italiane, kanë zbuluar trafikun ndërkombëtar të drogës, korrupsionit me detyrën dhe pastrimit të parave, ku si rezultat janë lëshuar 38 urdhër-arreste, nga këta 10 persona të arrestuar më parë.

Mes të prangosurve është edhe prokurori i Vlorës, Maksim Sota, i cili aktualisht është nën masën “arrest shtëpie”. Në pranga të policisë ka rënë edhe Ilirjan Balla, aktualisht shefi i sektorit kundër trafiqeve në Policinë e Shtetit, edhe ky i fundit në “arrest shtëpie”.

Të arrestuar janë edhe Festim Lelaj, ish-oficer policie, i proceduar më parë për trafik narkotikësh si dhe Saimir Kurti drejtor i zyrës së Punës në Kavajës, ky i fundit i akuzuar për plagosjen e tre personave.

Arrestimet po kryhen në Shqipëri, Itali, Spanjë dhe në Mal të Zi, ndërsa po ashtu është urdhëruar konfiskimi i disa pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme, të cilat kapin vlerën e disa miliona eurove.

Përveç fenomenit të korrupsionit, abuzimit me detyrën dhe pastrimit të parave, u zbardh i gjithë “zinxhiri i furnizimit” të drogës në lidhje me kultivimin, prodhimin, grumbullimin, magazinimin dhe dërgesën në brigjet e Puglias.

Operacioni antidrogë po zhvillohet nga Anti-Mafia italiane, SPAK dhe Policia e Shtetit.

Exit mobile version