Ish-ministri: Vendimi i Kushtetueses për Teatrin, fitore e qytetarisë mbi barbarinë

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Teatrin Kombëtar, duke e quajtuar një fitore të qytetarisë mbi barbarinë.

‘Është triumf i Kushtetutës mbi halldupërinë politike moniste që i punoi qindin këtij vendi, që nga dita kur gjykata Kushtetuese kyçi derën në emër të pisllëk reformës në drejtësi’, shkruan Manjani në Facebook.

Postimi i plotë i Ylli Manjanit

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, me aq sa është njoftuar, është një fitore e qytetarisë mbi barbarinë.

Është triumf i Kushtetutës mbi halldupërinë politike moniste që i punoi qindin këtij vendi, që nga dita kur gjykata Kushtetuese kyçi derën në emër të pisllëk reformës në drejtësi.

Shkeljet ishin aq evidente sa nuk ka qokë-emërim që i mbulon!

Do pres sa të zbardhet i plotë edhe ky vendim për të kuptuar më mirë arsyetimin, por nuk mund të mos shpreh RESPEKT për kurajon dhe qytetarinë e trupës gjyqsore, e cila ndonëse e mangët në përbërje po jep mesazhe të qarta drejt vendosjes së rendit kushtetues.  🙏

Njëkohësisht respekt për Presidentin e Republikës, stafin e juristëve aty, për vemendjen dhe punën e palodhur pavarësisht presionit barbar të pushtetit monist!

Dhe pa dyshim respekt për Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit që mbajti gjallë kandilin e demokracisë e qytetarisë së trullosur nga pushteti joshës!

Ata qytetarë që u rrahën e u dhunuan nga policia me këtë rast janë themeli i qytetarisë dhe meritojnë veç respekt dhe përulësi.

Tani vërtetë radhën e ka SPAK.

Ka një seri kallëzimesh aty.

Shkeljet janë të rënda dhe të kryera nga zyrtarë të lartë, ndoshta dhe në bashkëpunim…