Tregtarët e Durrësit ngrihen në protestë

Tregtarët e fruta-perimeve në Durrës kanë dalë në protestë, pasi në një letër pa vulë u është thënë se ata duhet të lirojnë tregun për rikonstruksion.

Kjo u është konfirmuar dhe nga disa policë bashkiakë, të cilët u kanë komunikuar se duhet të lënë tregun dhe tezgat për tu larguar tek fusha e rërës në periferi të qytetit që të shesin aty.

Sipas tregtarëve, njoftimi është bërë vetëm tre ditë më parë për zhvendosjen e tyre, ndërkohë që në tregun, ku pretendohet se duhet të shkojnë nuk plotësohet asnjë kusht.