Sot nis “gjoba” ndaj bizneseve të vogla, Tabaku: Rama është armiku numër një i tyre!

Nga Jorida TABAKU

Sot nis “gjoba” Rama ndaj bizneseve te vogla – fiskalizimi

Fiskalizimi nisi si një tender korruptiv që u vodhi taksave të shqiptarëve 16 mln euro dhe po vazhdon si një proces që do t’i marrë bizneseve e më tej edhe shqiptarëve të ardhrua të tjera.

Tashmë kushdo që do të shesë qoftë edhe një shishe uji do të duhet të kërkojë lejen e qeverisë përmes një programi që do t’i kushtojë deri në 2000 euro ne vit cdo biznesi.

Bizneset e vogla, kioskat në rrugë apo lokalet e vogla që sot mezi po gjallohen nga pandemia dhe ndihma e munguar ekonomike do përballen me shpenzime shtesë.

Nuk kam parë në asnjë vend të Ballkanit Perëndimor apo dhe Evropës ku u zgjidh qesja e ndihmave të shtetit, që të nisë “normaliteti” përmes taksave apo kostove të tilla.

Shqipëria është vendi i vetëm ku biznesi që mezi po merr veten nga kriza ekonomike të taksohet.

Kjo është hipokrizia e Ramës, njeriu që hiqej si miku bizneseve por që është armiku numër një i tyre.