Ballina Aktualitet Përgjimi i qytetarëve nga policia, Avokatja e Popullit në Kushtetuese: Nuk duhet...

Përgjimi i qytetarëve nga policia, Avokatja e Popullit në Kushtetuese: Nuk duhet lejuar as fizikisht, as përmes telefonit!

Në Gjykatën Kushtetuese po zhvillohet seanca ku po diskutohet mbi projektligjin e iniciuar nga mazhoranca në Kuvend, që i jep policisë kompetenca për të përgjuar pa urdhër më parë nga prokuroria.

Ky projektligj, i cili ende nuk ka kaluar për miratim në Kuvend, është kontestuar nga avokatja e popullit Erinda Ballanca dhe Komiteti i Helsinkit, me pretendimin se shkel parimet e hirearkisë, si dhe cënon parimin e sigurisë juridike.

Gjatë seancës që po zhvillohet tashmë prej afër dy orësh, Ballanca është shprehur se Policia është duke marrë kompetenca që mund të transformohen.

Sipas saj lejimi i drejtorit të Policisë të përgjojë apo mbajë nën mbikqyrje qytetarë pa urdhër të prokurorit, cënon pavarësinë e tyre, që është një drejtë themelore e cila garantohet në Kushtetutë.

Pjesë nga debatet

Ballanca: Ne mendojmë se dispozita duke i njohur një të drejtë të pakufizuar të policisë për të ndërhyrë në nenin 8 të konventës së të drejtave të njeriut, dhe në disa nene të Kushtetutës së Shqipërisë, kufizimi bëhet rregull.

Policia merr një atribut pa asnjë standart për të bërë vëzhgime masive pavarësisht se terminologjia mund të të transformohet. A një autorizim nga prokuroria. Është i pritshëm të paktën verifikimi dhe kontrolli nga ana e një organi tjetër siç është prokuroria, dhe të caktohet nga gjykata.

E drejta e privatësisë, përderisa asnjë organ nuk e mbron, është një shkelje dhe argumentat tona i kemi dhënë në kërkesë. Privatësia është një e drejtë e garantuar.  Asnjë nga kriteret e përcaktuara nga gjykata europiane nuk zbatohen në këtë ligj. Në projektligj Policisë së Shtetit propozonte që të ishte drejtori i Përgjithshëm Policisë që rekomandonte verifikime. Por nuk ka asnjë lloj sqarimi se për çfarë veprash konkrete duhej bërë diçka e tillë.

Kjo tregon thelbin e qasjes së ky projektligj ka, ne kemi të drejtën tonë të flasim të takohemi jo domosdoshmërisht në ambient të hapur, kemi aktivitete sociale dhe s’është e drejtë në disa raste të jemi në survejim.

Të qënit person publik edhe e justifikon ndonjëherë, por në të gjitha rastet duhet të bëhen rregulloret e garancive, gjë të cilën ky ligj nuk e përmban. Këto garanci në vend që ti ketë parlamenti, ia atribuon policisë. Ligji duhet të jetë në përputhje me garantimin e të drejtës.

Ajo që ne kemi trajtuar, neni 8, i përfshin të gjitha këto elemente pasi është një nen që parashikon çështje të gjëra dhe në varësi të kohës dhe rrethanave edhe ndryshimet e mundshme. Edhe gjykata e ka thënë se ka shumë elemente që mund të dalin falë teknologjisë që është në avancim. E rëndësishme është ruajtja e privatësisë e përcaktuar në Kushtetutë. Kur themi telekomunikimi sigurisht që është i përfshirë, nuk mund të përgjosh çdo ditë bisedat e një njeriu në telefon.

Ka patur shumë debate e disa qëndrime, nga shoqëria civile, prokurori i përgjithshme, spak për të mos e patur miratimin e këtij ligji. Nuk kemi dijeni të metëjshme në lidhje me zbatimim e ligjit dhe nuk kemi parashtruar kërkesa të reja.

Individët në terren e kanë edhe më të paqartë se ne, dhe paqartësi të tilla çojnë në cënimin e të drejtave të njeriut. Duke lexuar nenin 1 të ligjit që përkufizon veprimtarinë informative, kjo e fundit shtrihet në hetimin penal apo ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike.

Gjithë mbrojtja e bërë nga ana e Kuvendit thotë s’jemi në veprimtari përgjuese e gjurmuese, por mbikqyrjeje dhe hetimi pra janë justifikuar me ndryshimin e termit.

Papajorgji: Thelmi i pretendimit ku qëndron?

Ballanca: Ne kemi trajtuar hollësisht të gjjtha këto elementë. Është një diskutim që duhet të jetë i qartë dhe jo vetëm në faqe të parë. Çfarë nuk garantohej më ligjin e parë dhe çfarë ia garanton ljgji i ri. I takon qeverisë të tregojë se ky është i vetmi mjet i mirë për të ruajtur qetësinë e sigurinë.

Nëse këto nuk do liheshin vetëm policisë së shtetit por edhe organeve të tjera ligjzbatuese, do të kishte mundësi për të përmirësuar diçka pozitivisht. Ne mendojmë se këto kufizime ndaj autoritetit të pakufizuar të policisë duhet të jenë me ligj.

Edhe për SHISH duhet bërë me ligj pavarësisht se ka kompetenca dhe natyrë krejt tjetër, por edhe pse i ka këto kompetenca është rregulluar në ligj. Edhe në burgje është përfshirë prokurori. Ndërsa tek policia nuk është përfshirë askush dhe asgjë.

Erinda Skëndaj, përfaqësuese nga Komiteti i Helsinkit: Duhet të rregullohet me ligj. Rregullimin e teknikave të mbikqyrjes nga ana e institucioneve, qoftë kjo edhe policia. Ligji i vjetër kishte afate dhe ekzekutimin e këtyre të dhënave. Mosparashikimi i këtyre garancive me ligjin e ri, nuk përmbush standardin e ligjshmërisë. Nuk ka qartësi për qytetarin.

Garancia proceduriale për gjyrmimin dhe mbikqyrjen e këtyre të dhënave, grumbullimin, kohëzgjatjen dhe kontrollin duhet të bëhet nga një organ i pavarur. Nuk përmbush asnjë nga garancitë e kërkuara nga këto standarte. Prokuroria e Përgjithshme dhe SPAK luajnë rol të rëndësishëm për të nxjerrë një udhëzim të përbashkët për aktin.

Edhe pse kanë kaluar 6 muaj nga hyrja në fuqi, udhëzimi nuk është nxjerrë brenda afatit ligjor 3 muaj. I jemi drejtuar policisë dhe ministrisë për zbatimin e ligjit.

Çdo pjesë dhe element lidhet ngushtësisht me të drejtat dhe liritë e shtetasve. Mund të çojë në shkelje të këtyre të drejtave,mund ta çojë në abuzime potenciale, lidhur me të drejtën për një jetë private. Me nenin 35, 36 dhe 37 të kushtetutës dhe me nenin 8 të dnj janë lidhur ngushtësisht këto ndryshime.

Në rastin konkret e shikojmë si një mjet për të cënuar e ndikuar tek pavarësisa e dy institucioneve. Ministri i brendshëm potencialisjt mund të jetë pas disa kohësh i pa dehur nga spak, dhe ne në këtë kontekst shohim rolin e dobësimit të posicioneve të palëve. Kjo për funksionarët e nivelit të lartë.

Exit mobile version