Ndarja nga jeta e Rumsfeld, Berisha: Kombi shqiptar humbi njerin prej miqve më të çmuar

Ish-Kryeministri Sali Berisha shkruan në një mesazh ngushëllimi se, me ndarjen nga jeta të ish-seretarit ameriakn të mbrojtjes, Donald Ramsfeld kombi amerikan humbi një burrë të shquar dhe një shërbëtor të madh të tij.

Berisha thekson më tej se, Rumsfeld pati kontribut të rëndësishëm në anëtarësimin e Shqipërisë në NATO.

Mesazhi i ish-Kryeministrit Berisha

Ish Sekretari i Mbrojtjes, Donald Rumsfeld mbyll syte pergjithmone!

Miq, me ndarjen nga jeta te ish seretarit te mbrojtjes, Donald Ramsfeld kombi amerikan humbi nje burre te shquar dhe nje sherbetor te madh te tij.

Kurse kombi shqiptar humbi njerin prej miqve me te çmuar te tij, i cili e deshi shume Shqiperine dhe ne mbeshtetje te direktives te Presidentit George W. Bush i dha nje mbeshtetje palcore ne anetaresimin e saj ne NATO.

Duke shprehur mirenjohjen me te thelle dhe ndermin me te madh per vepren e tij te shquar dhe ngushellimet me te ndjera familjes dhe miqve te ish sekretarit Rumsfeld, lutem se bashku me ta qe shpirti i tij i mire te gjeje paqen e merituar. Amin! sb