Deputeti i Ramës kërkon ritkthimin e klubeve të basteve

Në rrëfimin e tij, Ylli, preku disa tema të ndryshme, ky më pikantet ishin Lojërat Olimpike, mardhënia me kryeministrin Rama, si dhe çështja e kompanive të basteve.

BASTET- Unë e kam ngritur këtë problem. Bënë mirë që u mbyllën, se ishin ngritur si kërpudha. Shteti është rregullator. Duhet të bëjë një planifikim. Në Itali luhen bastet, ishte e drejtë ekskluzive e Komitetit Ekzekutiv, merrte mbi 2 milionë dollarë sporti. Shteti duhet të tregohet i mençur. Duhet të ketë ndonjë interes brenda, që këta e lënë të lulëzojë bastet.

Nuk i mbylli Enver Hoxha bastet, dënuan Andrea Markun. Duhet bërë një planifikim, nuk mund të mbyllet me një të rënë të lapsit. Po të na hapin kompanitë e basteve, ne nuk duam asnjë lek nga buxheti. Sot në mes të Tiranës, luhet si në karadak.