Lina Khan: Heroina antitrust frikëson të fuqishmit e Silicon Valley

Lina Khan, nominee for Commissioner of the Federal Trade Commission (FTC), speaks during a Senate Committee on Commerce, Science, and Transportation confirmation hearing, Wednesday, April 21, 2021 on Capitol Hill in Washington. (Graeme Jennings/Pool via AP)

Lina Khan, drejtuesja e FTC, është një ish gazetare e kaluar nga akademia që e ka transformuar debatin për monopolet duke dëgjuar zërin e biznesmenëve të përjashtuar nga tregu. E ka emëruar Biden, por e kanë votuar edhe republikanët, një rrallësi bipartizan në kohëra polarizimi. Mund t’u jap deri një kuptim politikave tregëtare të Trump.

Lajmi tronditës në botën e antitrustit është se Lina Khan është konfirmuar në krye të Federal Trade Commission (FTC), njëra prej dy agjencive që rregullon ligjet antitrust. Këtu do të shpjegoj kush është, si ka arritur të sigurojë votat si nga republikanët, ashtu edhe nga demokratët për konfirmimin e saj në Senat dhe si përzgjedhja e saj në këtë rol tregon një ndryshim revolucionar potencial në politikë.

Nga gazetare në avokate
Të hënën e kaluar Senati ka votuar me shumicë dërrmuese për të konfirmuar studiuesen progresiste antitrust Lina Khan anë krye të Federal Trade Commission. Pak orë para votimit final, senatorja demokrate Amy Klobuchar ka rrjedhur lajmin se Shtëpia e Bardhë do ta emëronte si shefe. Khan është një rrallësi në politikën progresiste: ka një profil akademik dhe zotëron një lëndë teknike të ndërlikuar, por është e lidhur edhe me një lëvizje të gjerë sociale populiste transversale. Të shumtë janë njerëzit në botën e biznesit, republikanë e demokratë, që flasin për Khan me tone adhuruese. Nuk është vetëm një mendimtare e rëndësishme, por kupton edhe shtrirjen e asaj që po bën FTC, pushtetin shtrëngues që po përballon dhe kjo sepse ka nisur ta kuptojë ekonominë jo në një klasë shkolle apo në një studio ligjore, por si gazetare ekonomie, duke dëgjuar biznesmenë e punëtorë që po përballen me monopolistët.

Si gazetare ekonomie Khan ka ndjekur sektorë të ndryshëm. Për shembull, më ka shkruar një artikull me temë Halloween në “Time Magazine” të titulluar “Why So Little Candy Variety? Blame the Chocolate Oligopoly”. Në këtë artikull përshkruante konsolidimin e tregut të karameleve, duke treguar se sektori kontrollohej vetëm nga 3 kompani: Hershey’s, Mars dhe Nestlé. Këto kompani u paguajnë shitësve kuota të njohura si “slotting fee” (komision për vendosjen në raftet e dyqaneve), që i pengojnë në fakt prodhuesit e pavarur të karameleve të shesin produktet e tyre. Për të shkruar artikullin e saj Khan ka folur me prodhuesit e vegjël të karameleve, si Dave Wagers e Idaho Candy Company, që i ka treguar se çfarë do të thotë të kërkosh të vendosësh një produkt në raft. Një histori e kësaj natyre është e zakonshme dhe Khan ka studiuar përqëndrimin e pushtetit në të gjithë ekonominë, duke ju shkruar kompanive ajrore, bankave dhe tregëtisë së lëndëve të para, paketuesve të mishit, çimentos e produkteve kimike dhe formimit biznesor në përgjithësi. Më pas është regjistruar në Juridik.

Si studente, Khan ka përdorur përvojën e saj si gazetare për të kontribuar në konceptimin e një argumenti juridik lidhur me rrënjët e fuqisë së Amazon, që ka bërë të shkohet në transformimin e zbatimit të antitrust. Analiza e saj, e titulluar Paradoksi i antitrust të Amazon, e ka vënë në qendër të një debati botëror lidhur me pushtetin e përqëndruar dhe monopolin. Më pas Khan ka hyrë në FTC si këshilltare e komisionerit Rohit Chopra, përpara se të fillojë vitin e kaluar të punojë në Nënkomitetin Antitrust. Ka qenë hulumtuesja kryesore lidhur me big tech në investigimin revolucionar e Nënkomitetit që ka riorientuar politikën teknologjike në nivel global. Me fjalë të tjera, Khan është demonstruar një rrëfyese e aftë, një avokate kreative dhe një politikane praktike e kokfërotë, që nuk e orienton mendimin e saj rreth kalkulimeve tradicionale politike të anshme. Thënë këtë, Joe Biden ka marrë një rrezik duke e emëruar në FTC, pasi as monopolistët, as establishmenti antitrust nuk janë të lumtur ta shohin antagonisten e tyre kryesore intelektuale të vendosur në një pozicion me kaq autoritet.

Gjatë seancave dëgjimore për emërimin, Khan nuk ka bërë asnjë lojë politike. nuk ka kërkuar të fshehë asgjë apo t’i moderojë opinionet e saj. Kur i është kërkuar, ka vërejtur «aktivitetet potenciale kriminale» e kompanive kryesore big tech, në një aludim ndaj praktikës së mundshme të Google dhe Facebook për të kontrolluar çmimet në tregjet publicitare. Megjithat, basti i Biden është shpërblyer. E djathta e ka pranuar zgjedhjen e Khan në mirëbesim dhe në një periudhë ku partitë përplasen sistematikisht për thuajse çdo gjë nën dritën e diellit, 22 republikanë kanë zgjedhur t’u kundërvihen kompanive big tech, të kalojnë nga ana tjetër dhe të votojnë për ta konfirmuar në krye të agjencisë së ngarkuar për respektimin e rregullave të tregëtisë së drejtë në Amerikë. Të thuash se ky emërim është i jashtëzakonshëm, duket sikur e zhvlerëson rëndësinë e vetë ngjarjes. Që Khan është në komision me vota republikane është në vetëvete mjaft e habitshme, por për të të qënit në krye është patjetër shokuese. Është shumë shpejt për të ditur se çfarë do të bëjë Khan në rolin e ri, por emërimi i saj po trondit tashmë komunitetin e vigjilencës në nivel global. Politika antitrust drejtohet nga një komunitet i vogël, por ndërkombëtar, avokatësh dhe ekonomistësh që njihen me njerë tjetrin.

Në vende të ndryshme, disa prej tyre po e duatrokasin këtë lëvizje, ndërsa të tjerë janë tmerruar. Ama e dinë e të gjithë se është e rëndësishme, sepse sipas asaj si do të veprojnë Shtetet e Bashkuara për antitrust, ashtu do të veprojë edhe Europa. Nëse do të jetë në gjendje, Khan do t’i japë politikës së konkurrencës një drejtim shumë ndryshe nga ky i sotmi. Ekzistojnë pengesa, pasi FTC kërkon një votim 3 – 2 për pjesën më të madhe e veprimeve të rëndësishme dhe kështu që Khan nuk do të mund të iniciojë çështje vetëm me autoritetin e saj, megjithatë kjo është një gjë e madhe. Dhe nuk kanë qenë vetëm autoritetet antitrust dhe monopolistët ata që e kanë kuptuar rëndësinë e kësaj zgjedhjeje.

Wall Street
Ditët e fundit emërimi i Khan është diskutuar shumë herë në CNBC, ndërsa analistët financiarë pyesnin se çfarë aksiones duheshin blerë apo shitur në vijim të emërimit të saj, ndjenja e përgjithshme e botës së financës ka qenë ndjenjë alarmi, ndërsa ylli i CNBC Jim Cramer ka thënë s enuk e vret mendjen. Ndarja e big tech, ka thënë ai, do të ndihmonte të rriteshin rendimentet e investitorëve sepse kompanitë e mëdha teknologjike vlejnë më shumë nëse coptohen. Edhe pse është e vërtetë që hulumtuesit po zbulojnë se ligje më të forta antitrust u bëjnë mirë çmimeve të aksioneve (një gjë që e kam vërejtur më 2019), pika edhe më e rëndësishme është që Wall Street po flet për Federal Trade Commission. Është prej një gjenerate ql FTc nuk është marrë seriozisht si aktor domethënës në organizimin e ekonomisë dhe të tregjeve të Shteteve të Bashkuara. Nganjëherë ndonjë politik apelon për një pozicion më të ashpër lidhur me konkurrencën, duke cituar senatorin John Sherman apo Teddy Roosevelt në një diskutim të bukur, vetëm për të bërë prapaktheu më pas. Të qënit i sanksionuar nga autoritetet është gjithnjë më shumë se një shaka. Siç ka vërejtur komisioneri Rohit Chopra, «është bërë një rit kalimtar për kompanitë e Silicon Valley të sigurojnë një dekret autorizimi të FTC».

Kjo krizë legjitimiteti është e vjetër, por që aplimi i antitrust ishte i parëndësishëm ka rezultuar qartë kur më 2013, megjithëse duke dashur të demonstrojë se Google vepronte në mënyrë monopoliste, FTC ka lënë të bien akuzat e antitrust ndaj gjigandit të kërkimit dhe më pas ka mbajtur të fshehtë masën e provave që kishte në dorë. Dobësia e këtyre vendimeve është theksuar më tej kur Facebook është gjobitur me 5 miliard dollarë nga FTC prej skandalit Cambridge Analytica.

Duken një mal me para, por pas njoftimit të gjobës çmimi i aksioneve të kompanisë është rritur me dhjetëra miliard dollarë. Sikur një ent kontrolli të mos ishte më i nënshtruar ndaj pushtetit, FTC nuk ka dhënë as lajm për gjobën. Facebook e ka bërë, por sepse ishte lajmi i një fitimi. Me fjalë të tjera, Khan merr një rol lidershipi në një institucion të demoralizuar dhe të ndrydhur, i dalluar nga nj qëndrim mjaft i ndrojtur. Kjo nuk mund të zgjasë edhe për shumë. Reputacioni i Khan është i tillë që shumë e shohin emërimin e saj nga ana e Biden dhe konfirmimin e saj me votat republikane si një sinjal të faktit se politika do t’i japë fund epokës së pushtetit ekonomik të koncentruar. Ose Khan do t’i japë një kthesë FTC, ose pas 10 vjetësh FTC ka mundësi që nuk do të ekzistojë në formën aktuale që ka.

Rilançimi i New Deal
Kjo nuk është hera e parë të FTC jepet thuajse si e vdekur dhe më pas ringjallet. Praktikisht, një skenar i ngjashëm është verifikuar në një moment tjetër monopolizimi ekstrem, pak dekada pas lindjes së komisionit. Origjina e FTC i përket lindjes së Amerikës corporate, në fillimet e shekullit, kur J.P. Morgan projektoi një seri shkrirjesh për të krijuar shumë prej kolosëve që njohim, si General Electric dhe U.S. Steel. Në kundërpërgjigje, në vitet e para të 1900 Teddy Roosevelt krijoi Bureau of Corporations për të lehtësuar hetimet lidhur me këto kompani. Në vitin 1914 Woodrow Wilson e transformoi këtë agjenci në një komision me titull të plotë autoriteti rregullues, me objektiv shpërbërjen e gjigandëve biznesorë dhe rregullojë tregjet konkurrues rezultues. Por megjithëse ka arritur disa suksese, FTC nuk funksionoi plotësisht.

Lufta e Parë Botërore është futur në mes dhe në vijim FTC është neutralizuar nga gjykatat dhe dara e monopolistëve në vitet Njëzet. Në fillimvitet Tridhjetë populistët, pjesa më e madhe e të cilëve ishte rreshtuar me Wilson, qenë mërzitur paq. Shumë arritën ta përbuzin FTC, pasi ishte larg së qëni një komision për ta përballuar monopolizimin dhe krijimin e praktikave tregëtare të barabarta, por ishte transformuar në një mjet për legalizimin e monpoleve. Ndërsa bëja kërkime për librin tim, kam gjetur në arkiva një letër të jashtëzakonshme të deputetit antimonopolist Wright Patman, në vijim mbështetës i fuqishëm i FTC, që ilustronte thellësinë e këtij zemërimi. Duke i shkruar një kolegu antimonopolist nga Texas, Patman vërente me krenari se kishte «arritur të eliminonte 300000 dollarë nga buxheti i FTC» dhe shpresonte shpejt ta «abrogonte më së fundi këtë komision të kotë».

Populistët e New Deal si puna e Patman në fund nuk e kanë eliminuar FTC. Përkundrazi, e kanë ringjallur me një lidership dhe financime të reja, derikur nuk është bërë gardian i bizneseve të vogla në Amerikë. Nga vitet Tridhjetë e deri në vitet Gjashtëdhjetë, FTC ka ngritur padi kundër zinxhirëve të dyqanëve për të ndaluar atë lloj çmimesh grabitqare dhe sjelljesh diskriminuese që zinxhirët në stil Amazon, si puna A&P, kishin përdorur rëndom për të shkatërruar shitësit e pavarur. Strategjia ekonomiste populiste ka funksionuar. Pas një rënieje fillestare të shitësve të pavarur në fillimvitet Tridhjetë, numri i tyre është rritur dhe Amerika është bërë një përzierje zinxhirësh dhe dyqanesh të pavarura, si edhe prodhuesish të vegjël, të mesëm e të mëdhenj, një ekonomi me rroga të larta dhe rritje të fortë.

Kjo periudhë zgjati deri në vitet Shtatëdhjetë, kur mbështetës naivë të konsumatorëve të “rritur” nga Ralph Nader futen në FTC. Të rritur në një periudhë ku politikanët kanë qenë krejtësisht në favor të të drejtave të konsumatorëve, këta aktivistë për më tepër e konsideronin FTC si një komision të përqëndruar ekskluzivisht mbi konsumatorët. Duke vepruar kështu në mënyrë të pavullnetshme e kanë vrarë bazën politike që e mbështeste agjencinë, e cila më parë përbëhej nga biznese të vogla rurale të Jugut.

Në vitet Tetëdhjetë, duke i vërejtur këto dështime, Reagan e ka ristruktuar agjencinë. James Miller, President i FTC, ka filluar të çlirohet nga avokatët populistë dhe e ka mbushur me ekonomistë neoliberistë. Clinton, Bush dhe Obama e kanë vazhduar rrugëtimin e nisur nga Reagan, ndërkohë që Walmart dhe zinxhirë të tjerë dyqanesh gllabëronin ekonominë. Kur FTC ka hequr nga rasti monopolist i Google më 2013, dështimi anipes dramatik dhe me shtirje të gjerë ka qenë më shumë se një ratifikim i rënies së rregullave antimonopol sesa tjetër. Kështu, dështimi është i madh dhe problemi i monopoleve është urgjent. Kështu që pyetja është se çfarë do të thotë emërimi i Khan, jo vetëm për antitrustin apo politikën e konkurrencës, por për politikën më në përgjithësi.

Kë është mbreti Manchin?
Sipas pjesës më të madhe të progresistëve apo të demokratëve që shohin MSNBC apo CNN historia e politikës së brendshme më domethënëse është nëse senatori Joe Manchin i West Virginia do ta konvalidojë ligjin e tyre lidhur me të drejtat e votës, shpenzimet dhe apo mbi filibuster. Parashohin një shteg të ngushtë për të arritur në pushtet dhe, në rast se nuk e arrinë vetëm dëshpërim. Gjëja magjepsëse e emërimit dhe e konfirmimit të Khan është se sugjeron një strategji politike të ndryshme, jo vetëm për demokratët, por edhe për republikanët. Të dyja partitë janë konfuze dhe kërkojnë të kuptojnë se çfarë mendojnë me përplasje brenda partisë dhe midis anëtarëve që pasqyrojnë kundërshtitë në botën ekonomike.

Këshilltarë politikë, sondazhistë, politikanë të zgjedhur dhe avokatë të të dyja partive as nuk e njohin ende mirë fjalorin e ri dhe politikën e re populiste, as sesi t’i përdorin ato. Nga e djahta, libertarët dhe juristët e kompanive janë të vetmit me letrat në rregull për të operuar në këtë zonë të dendur dhe komplekse. Nga e majta kanjë antipati kulturore për tregëtinë. Disa aktivistë demokratë shpesh imagjinojnë, në mënyrë krejtësisht të gabuar, se problemet tregëtare janë për kokat e mëdha, anësorë dhe jo të rëndësishëm për njerëzit e thjeshtë. Të mendosh se pushteti monopolist nuk është as politik për ta ose, nëqoftëse është, të përdorësh terma si “tregje” dhe “konkurrencë” është ekuivalente me përqafimin e bindjeve politike konservatore. Megjithatë është e qartë se nga e djathta dhe nga e majta ka interes në përballimin e koncentrimit të pushtetit privat nëpërmjet një rinovimi të politikave për konkurrencën. Është gjithnjë e më e qartë se ekziston një konsensusi, diçka duhet bërë dhe ekziston mundësia për t’ia hequr këtë temë partisë kundërshtare. Demokratët dhe rpeublikanët kërkojnë të tejkalojnë njëri tjetrin në demonstrimin se kush është më i fortë lidhur me antitrustin.

Linja e Trump
Në shumë aspekte politikat e konkurrencës janë shumë të ngjashme me tregëtinë, ku Donald Trump ka marrë një vendim tradicionalisht demokrat dhe e ka bërë të tijin, duke nënvizuar me të drejtë se demokratët si Bill Clinton dhe Barack Obama kanë ndjekur politika që inkurajonin delokalizimin në Kinë në vend që të mbronin vendet e punës në Amerikë. Në vend që ta kundërshtonin Trump spër tregëtinë. Demokratët populistë kanë punuar me drita të fikura me Trump për të riorientuar politkën tregëtare amerikane. Robert Lighthizer, shefi i Tregëtisë i Trump, ka qenë anëtari i vetëm i qeverisë që demokratët e kanë respektuar dhe ka qenë në gjendje të përfshijë thuajse të gjithë demokratët për të rishkruar traktanin tregëtar NAFTA. Biden po kërkon të përvetësojë çështjen; Katherine Tai, që është zgjedhja e Biden për Tregëtinë, ka vazhduar në të njëjtën linjë të Lighthizer, me disa modifikime (për shembull, kundërsthimin e monopolit të industrisë farmaceutike lidhur me vaksinat). Me fjalë të tjera, në ndryshim nga shumë çështje sociale antitrusti dhe çështjet e lidhura me të si tregëtia janë transversale për partitë dhe përfaqësojnë një zonë konsensusi. Kjo i bën të rëndësishme, edhe pse nuk është lloji i gjërave për të cilat CNN flet shpesh. Politika e konkurrencës ka pasoja epokale dhe jo vetëm në sektorin e platformave teknologjike, që megjithatë është vatra e debatit sot. Çdo segment i veçantë i ekonomisë përbëhet nga pushtete të koncentruara, nga farmaceutika tek motorët e kërkimit, deri tek paketuesit e mishit apo monopolistët e karameleve.

Adoptimi i normave antitrust, rregulla tregëtie më të barabarta dhe politika të tjera konkurrence mund të kenë një impakt të jashtëzakonshëm ndaj çmimeve, punëtorëve, novatorizmit dhe prosperitetit në përgjithësi. Ndërsa Biden po braktis me lehtësi disa prej prioriteteve të tij, duke u hedhur direkt në “makinën grirëse” e Senatit, lidhur me konkurrencën sapo ka bërë një hap gjigand përpara dhe e ka bërë me mbështetjen e konservatorëve. Ndoshta është koha që administrata dhe Kongresi të përqëndrohen pak më shumë mbi një zonë ku kanë bërë progres nëpërmjet konsensusit, domethënë antitrustit dhe koncentrimit të pushtetit. Është këtu që po realizohet një sukses politik. Rruga për t’u bërë nuk është e lehtë dhe pengesat janë të shumta, nga gjykatat tek financimet, deri tek përbërja e komisionit. Ama me mbështetjen e duhur shefja e FTC Lina Khan mund të jetë në gjendje t’i ndihmojë të dyja partitë që të shkojnë aty ku shumica e amerikanëve dëshiron të shkojë.
(Matt Stoller është hulumtues në Open Markets Institute)

Përgatiti
ARMIN TIRANA