Sulmi i Ndreut ndaj policisë, Bardhi: Duhet të ishte në burg për vjedhjen e zgjedhjeve! Koha të marrë fund politika e lidhur me krimin

Sekretari i Përgjithshëm i PD: Duhet të ishte në burg për vjedhjen e zgjedhjeve. Koha të marrë fund modeli i politikës të lidhur me krimin

Pjerin Ndreu nuk duhet të jetë mbi ligjin, Pjerin Ndreu duhet jetë në burg sepse është i njëjti që në Dosjen 184 “fluturonte” mësuesit nga puna me urdhër partie dhe sot sulmon dhe fyen policinë. Deliri tij është produkt i paligjshmërisë mbi të cilën ngrihet pushteti i korruptuar i regjimit Rama-Doshi: Vjedhja e zgjedhjeve!

Ata nuk përfaqësojnë qytetarët, por interesat e krimit me të cilin masakrojnë zgjedhjet dhe vjedhin vullnetin e shumicës për ndryshim. Që arroganca ndaj qytetarëve dhe institucioneve të ndalojë, që ankthi dhe pasiguria të mos mbretërojnë në familjet shqiptare, duhet marrë fund modeli i politikës të lidhur me krimin.