Masakra me 4 të vrarë në Velipojë, turistët anulojnë prenotimet

Pas vrasjes së katër personave mesnatën e së shtunës për ndarjen e shezlongëve, 27 qershor, shumë pushues u larguan nga plazhi të frikësuar, edhe pse prej vitesh i qëndronin besnik Velipojës.

Ata thonë se krimi i ka trondituar dhe se përgjegjësi për këtë rast duhet të mbajnë shteti i cili vendos ndarjen e parcelave të rërës.

“Jemi shumë të shqetësuar. Kemi ndjerë dhimbje të madhe. Ndërruam banesën e dolëm diku tjetër. Fajtor bëjmë shtetin që nuk i cakton sipërfaqet” , thonë pushuesit.

Operatorët turistë shprehen klientët janë larguar nga hotelet pasi nuk ndihen të sigurtë. Vrasja e katër personave është bërë shkak edhe për anulimin e rezervimeve qëe ishin bërë kohë më parë pasi shumë turistë janë tërhequr nga përzgjedhja që kishin bërë.