“Kërcitën krejt papritur armët”/ Mediat e huaja: Në Shqipëri ka shpërthyer lufta për shezlonget

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi mund të pretendojë se, vrasjet janë diçka e zakonshme dhe se, ai nuk ndjen asnjë përgjegjësi morale, por ngjarjet e ditëve të fundit po bëjnë xhiron e botës.

Janë qindra media të huaja që po raportojnë për atë që po ndodh në Shqipëri.

“Në vend ka shpërthyer lufta e shezlongeve”, raporton agjencia e inteligjencës BNE.

Ndërsa gazeta më e madhe në Europë, BILD, shkruan se dy klane familjare u përplasën me armë në Velipojë, duke shkaktuar katër viktima.

“Sherri nisi për shkak të çadrave dhe shezlongeve. Pas një diskutimi të shkurtër, kërcitën krejt papritur armët ndaj njëri-tjetrit”, shkruan gazeta.

Edhe kjo gazetë thekson se turistët që ndodheshin në zonë janë terrorizuar dhe po braktisin plazhin.

BILD citon edhe presidentin Ilir Meta, që thotë se, nuk duhet toleruar një ‘Wild West’ në vend.