Vuçiç, gati të rrihet me grushta me liderin e opozitës serbe në Presidencë, Jeremiç: Dridhej kur u përballëm

Medium serb “Nova.rs” ka arritur që ta kap momentin ekskluziv kur presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, dhe lideri i Partisë Popullore, Vuk Jeremic, janë gjendur të acaruar ballë për ballë njëri-tjetrit pas një debati që kishin pasur në distancë.

Jeremic bashkë me Vladimir Gajic, Miroslav Aleksic dhe Borislav Novakovic janë shfaqur sot përpara presidencës së Serbisë, pas ftesës që Vucic ua kishte bërë atyre duke iu thënë “të vinte dhe të përpiqen të më linçojnë, do të merrem vetë më të gjithë”, raporton Express.

Përfaqësuesit e partisë së Jeremicit kanë deklaruar për media se tek ndërtesa e presidencës kishin shkuar për të pyetur Vucicin nëse është normale që ai të ftojë qytetarët e Serbisë për të luftuar me ta.

“Ne të gjithë erdhëm dhe ai tha se do ta luftonte. Borivojë Borovic aktualisht është jashtë vendit. Të katërt erdhëm për t’i thënë presidentit të mos ketë frik. Ai na ftoi dhe ne erdhëm të kërkojmë që ai të në pres, për të parë se çfarë kishte për të thënë”, ka deklaruar Jeremic, para se të hynte në presidencë.

Pas disa minutash në ndërtesën e Presidencës, përfaqësuesit e Partisë Popullore iu drejtuan përsëri medias. Jeremic tha se Vuçiç zbriti poshtë dhe ishte dukshëm i zemëruar.

“Presidenti zbriti dhe po dridhej i tëri. Ishte e pakëndshme për sigurimin. Filloi të bërtiste, duke thënë “hajdeni më rrihni”. Por në ato momente ai ishte i siguruar nga truprojat e tij. E ftova të dilte jashtë por s’guxoi.. Ai na mallkoi, ofendoi dhe na kërcënoi. Më tha se jam një hajdut”, ka treguar Jeremic.