Ndodh në Vlorë, 28-vjeçari kapet me kamarieren dhe shtin me armë drejt pushuesve

Nuk po gjen qetësi vendi ynë, teksa ditët e fundit është shënuar një bilanc i rëndë të vdekurish dhe të plagosurish. Mbrëmjen e djeshme janë regjistruar të shtëna me armë në Drimadhes.
Policia raporton se një i ri i moshës 28-vjeçare me iniciale H.F është konfliktuar fizikisht me dy persona me inicialet D. D. dhe O. T.

Sipas burimeve nga Policia e Vlorës, i riu në gjendje të dehur, dje rreth orës 20:00 ka nisur të konfliktohet me kamarieren e lokalit. Ai është rikthyer me një armë të cilën ua ka drejtuar kamariereve dhe pushuesve dhe më pas ka hapur zjarr në ajër.