Mediat e huaja raportojnë për masakrën në Velipojë: Pushuesit braktisin plazhin

Masakra në Velipojë mund të ketë kaluar në heshtje nga kryeministri shqiptar, Edi Rama, por mediat e huaja po raportojnë gjerësisht për krimin e rëndë.

Janë dhjetëra gazeta gjermane që shkruajnë për ngjarjen që tronditi opinionin publik jo vetëm në Shqipëri.

Agjencia më e madhe gjermane, DPA, shkruan se, “përplasja për vendosjen e çadrave të plazhit u përshkallëzua në atë pikë sa u përdorën armët e zjarrit duke mbetur të vrarë katër persona”.

“Në plazhin e Velipojës pranë Shkodrës, anëtarët e dy familjeve, pronare të dy hoteleve, u zunë në lidhje me vendosjen e çadrave dhe shezlongeve. Fillimisht nuk ishte e qartë se përse konflikti u përshkallëzua në atë pikë sa të përdoren armët e zjarrit”.

Më tej, agjencia shkruan se turistët po braktisin plazhin.

“Forca të shumta policore u dërguan në vendin e ngjarjes. Klientët e një hoteli ngjitur u zgjuan nga krismat dhe braktisën plazhin. Mes tyre kishte edhe pushues nga Kosova fqinje”.

22