Masakra me 4 të vrarë në Velipojë, pse nuk ndërhyri policia për të shuar sherrin?

Policia e dinte për sherrin mes dy familjeve Ferracaku dhe Gocaj në lidhje me shezllonet, por nuk bëri asgjë për të parandaluar ngjarjen që çoi në masakrën me 4 të vrarë.

Ndryshe sa justifikohet ministri Çuçi se policia nuk parandalon sherre në orën 01:00 të mëngjesit, në fakt policia e Shkodrës ishte në dijeni të përplasjes mes dy familjeve, por ata nuk bënë asgjë deri sa shkuan vetëm për të numëruar viktimat.

Shkak për nisjen e këtij konflikti ka qenë marrja e lejes për ndarjen e parcelave të bregdetit për të shfrytëzuar nga ana e familjes Gocaj dhe Ferracaku. Ndër të tjera burimet bëjnë me dije se familja Ferracaku e ka marrë lejen për vendosjen e shezllonëve ndërsa familja Gocaj i ka vendosur dhe pse leja nuk u ishte konfirmuar.

Ndër të tjera gazetari bën me dije se burime pranë policisë së Shkodrës i konfirmojnë se kanë qenë në dijeni të këtij konflikti, po ashtu dhe Policia e Shtetit dhe Agjensia Kombëtare e Bregdetit dhe nuk kanë marrë asnjë masë për parandalimin e kësaj masakre ku humbën jetën katër persona mes të cilëve një punonjës i thjeshtë pranë hotelit të familjes Gocaj.

Ndër të tjera në vendin e ngjarjes është gjetur vetëm një armë zjarri dhe një tjetër në hotelin e Gocaj, por nga gëzhojat e gjetura në vendin e ngjarjes dyshohet se gjatë konfliktit janë përdorur 6 armë zjarri.

Gjithashtu në lidhje me këtë ngjarje janë shpallur në kërkim janë shpallur djemtë e familjes Ferracaku, vëllezërit, Abedin, Shyqyri dhe Besart Ferracaku.

Këtë të hënë i jepet lamtumira e fundit dhe kamarierit 20 vjeçar që u vra në këtë masakër, i cili kishte vetëm ditën e parë të punës. Në trupin e 20 vjeçarit janë konstatuar 3 plumba, ku njëri ka qenë fatal dhe e ka goditur në zemër.

Ndërkohë në dëshminë e tij nga spitali i Traumës Hasan Ferracaku, ka theksuar se ka qenë familja Gocaj që ka qëlluar e para, pasi ai dhe vëllezërit e tij kishin shkuar për tu sqaruar.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e vona të mesnatës së të shtunës, ku humbën jetën, biznesmeni Kujtim Verracaku (Ferracaku) 59 vjeç, pronar i hotel ‘Fantazia’, vëllezërve Xhovani dhe Edmond Gocaj 25 dhe 38 vjeç që kishin hotelin ‘Gocaj’ dhe jetimit fatkeq Musaen Zenelit 20 vjeç, që e kapi një plumb në zemër dhe i mori jetën në vend.

Nga përplasja me armë u plagosën po ashtu edhe Hasan Ferracaku, vëllai i biznesmenit që u vra dhe nipi i tij, Elmedin Tyli.