Luftë në plazhe! I vihet zjarri 60 shezlongjeve në Drimadhë

Me tragjedinë që ndodhi dy net më parë në Velipojë, duket se doli në pah një luftë e ashpër midis bizneseve që operojnë plazhet private.

Pamje të rënda kanë ardhur sot në SYRI.TV këtë radhë nga plazhi i Drimadhës në Dhërmi, në jug të vendit, ku shihet se në mesnatë i është vënë zjarri qëllimisht 60 çadrave dhe shezlongjeve në pronësi të B.D.

Policia e Shtetit tha se ngjarja ka ndodhur pas mesnates, në orën 1:00 të datës 28.06.2021, në Drimadhë, Dhërmi, ku “ka rënë zjarr dhe janë djegur rreth 60 shezlongë në pronësi të shtetasit B.D”.

Një qytetar ka filmuar pamjet trishtuese ndërkohë që Policia ka shkuar në vend gjatë natës së bashku me zjarrfikësit.

Sipas gazetarit të SYRI TV, shkak duket se është konkurrenca mes këtyre bizneseve të plazheve,të cilat kryejnë aktivitet sezonal. Dëmi i shkaktuar raportohet rreth 800 -900 milionë lekë, por lufta midis këtyre lloj biznesesh duket se po kthehet në diçka tejet serioze edhe në jug të vendit.

ww