Rama pritet me protesta në Vlorë, banorët e tre fshatrave: Jemi pa ujë, na premtuan në fushatë, më pas u zhdukën

Banorët e tre fshatrave në Vlorë kanë protestuar për mungesën e ujit të pijshëm, duke kërkuar zgjidhje nga bashkia dhe qeveria.

Qytetarët i kanë kujtuar kryeministrit, i cili prej dy ditësh shëtit nëpër Vlorë, duke promovuar investime fasadë, se gjatë fushatës iu premtuan zgjidhje të problemit, por sapo morën votat u zhdukën të gjithë.

Ndërsa kryeministri Rama po shëtit prej dy ditësh në qytetin e Vlorës, duke propaganduar investimet në këtë bashki, banorët e tre fshatrave janë ngritur në protestë për mungesën e ujit të pijshëm.

Banorët e Panajasë, Kërkovës dhe Hoshtimës i kanë kujtuar kryeministrit se për fushatë iu premtuan zgjidhje përfundimtare për ujin e pijshëm, por që nga muaji prill, askush nuk është dukur më.

Por për kryeministrin Rama duket se më të rëndësishme janë investimet fasadë në infrastrukturë me mbjellje palmash sesa uji i pijshëm dhe rruga për banorët e tre fshatrave.

Përballë kësaj indiference të qeverisë vendore dhe qendrore, banorët u shprehën se do të përshkallëzojnë protestat e tyre, deri në bllokim të rrugës transballkanike, ku kryeministri shëtiste në kohën që ata protestonin.