Çështja në Gjykatë, uzurpatorët nisin punimet për Teatrin e ri, reagimi i fortë i Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit pritet ti drejtojë një kërkesë Gjykatës Kushtetuese në vend në lidhje me marrjen e një vendimi në kohë sa më të shpejtë pas lajmeve të fundit se qeveria i ka akorduar fondin Bashkisë Tiranë për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar. Sipas AMT po veprohet në kudnërshtim me ligjin, pasi kjo çështje ndodhet në Gjykatën Kushtetuese e cila është tërhequr që në datën 16 qershor për të marrë vendim.

“Në këto kushte, e vlerësojmë të nevojshme dhe emergjente se, nisur nga fakti i interesit të lartë publik që mbart çështja e Teatrit Kombëtar si dhe, i injorimit që po i bëhët Autoritetit të Gjykatës Kushtetuese nga Këshili i Ministrave dhe Bashkia Tiranë, dhënien e vendimit në afatin më të shkurtër të mundshëm, duke pranuar të gjithë kërkesat e Presidentit të Republikës dhe Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit”.

Në padinë e AMT-së dhe Presidentit të Republikës kërkohet shfuqizimi i Ligjit Special për dhënien me koncesion të hapësirës së truallit të Teatrit Kombëtar, shfuqizimin e vendimit tw KM të kalimit në pronësi të Bashkisë Tiranë të ndërtesës së Teatrit Kombëtar si dhe shfuqizimin e vendit të Bashkisë Tiranë për shembjen e godinës së TK-së.

KËRKESË
DREJTUAR: GJYKATËS KUSHTETUESE

PËR DIJENI: PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS

E NDERUAR KRYETARE E GJYKATËS KUSHTETUESE,
TË NDERUAR ANETARË TË GJYKATËS KUSHTETUESE,
E NDERUAR RELATORE E ÇËSHTJES,
Ju jeni tërhequr për të marë vendim në lidhje konfliktin kushtetues me palë ndërgjygjëse:

KËRKUES: PRESIDENTI I REPUBLIKËS.

PALË TË INTERESUARA: KUVENDI I SHQIPËRISË;
KËSHILLI I MINISTRAVE;
MINISTRIA E KULTURËS;
MINISTRIA E FINANCAVE DHE
EKONOMISË;
BASHKIA E TIRANËS.

PALE E TRETË: ALEANCA PËR MBROJTJEN E TEATRIT.

OBJEKTI: 1- Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën, si dhe me Marrëveshjet Ndërkombëtare, të Ligjit Nr.37/2018 “Për përcaktimin e procedurës së veçantë për vlerësimin, negocimin dhe lidhjen e kontratës me objekt “Projektimi dhe realizimi i projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar””.

1.1- Pezullimin e zbatimit të Ligjit Special Nr.37/2018 “Për përcaktimin e procedurës së veçantë për vlerësimin, negocimin dhe lidhjen e kontratës”, me objekt ‘Projektimi dhe realizimi i projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar”, derisa vendimi përfundimtar i Gjykatës Kushtetuese mbi këtë çështje të hyjë në fuqi;

2- Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Vendimit Nr.377, datë 08.05.2020, të Këshillit të Ministrave “Për kalimin në pronësi të Bashkisë Tiranë, të pasurisë nr.1/241, me emërtimin “Teatri Kombëtar”, në zonën kadastrale 8150, Tiranë”, si të papajtueshëm me Kushtetutën dhe me Marrëveshjet Ndërkombëtare;
2.1- Pezullimin e zbatimit të Vendimit Nr.377, datë 08.05.2020, të Këshillit të Ministrave “Për kalimin në pronësi të Bashkisë së Tiranës, të pasurisë nr.1/241, me emërtimin “Teatri Kombëtar”, në zonën kadastrale 8150, Tiranë”, dhe qëllimit të përcaktuar në këtë akt, konkretisht në pikën 1 dhe 2, derisa vendimi përfundimtar i Gjykatës Kushtetuese, të hyjë në fuqi;

3- Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën të Vendimit Nr.50, datë 14.05.2020, të Këshillit Bashkiak, Bashkia Tiranë, “Për miratimin e shembjes së godinës të “Teatrit Kombëtar”, në pronësi të Bashkisë Tiranë, bazuar në Akt- Ekspertizën e hartuar nga Instituti i Ndërtimit “Mbi vlerësimin e Godinës së Tetatrit Kombëtar””, si të papajtueshëm me Kushtetutën dhe me Marrëveshjet Ndërkombëtare.
3.1- Pezullimin e zbatimit të Vendimit Nr.50, datë 14.05.2020 të Këshillit Bashkiak, Bashkia Tiranë, “Për miratimin e shembjes së godinës të “Teatrit Kombëtar”, në pronësi të Bashkisë Tiranë, bazuar në Akt- Ekspertizën e hartuar nga Instituti i Ndërtimit “Mbi vlerësimin e Godinës së Tetatrit Kombëtar””, dhe qëllimit të përcaktuar në këtë akt, derisa vendimi përfundimtar i Gjykatës Kushtetuese mbi këtë çështje të hyjë në fuqi;

4- Pezullimin e zbatimit të çdo akti apo veprimi të çdo autoriteti publik që buron prej Ligjit Special Nr.37/2018, VKM-së Nr.377/2020, dhe VKB-së Nr.50/2020, derisa vendimi përfundimtar i Gjykatës Kushtetuese mbi këtë çështje të hyjë në fuqi.

_________________________
E Nderuar Kryetare e Gjykatës Kushtetuese,
Të nderuar Anetarë të Gjykates Kushtetuese,
E Nderuar Relatore e çështjes,
Duke shprehur konsideratën më të lartë për Ju dhe Institucionin e Gjykatës Kushtetuese, si dhe nisur nga fakti tashmë publik se Ju, më datë 16.06.2021, jeni tërhequr për të marë vendimin lidhur me kërkesat që ka disponuar Presidenti i Republikës dhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, vendim i cili jo vetëm ka një dimesion të gjërë në kuptim të interesit të publikut të gjërë, por do jetë dhe një vendim historik në 30 vite, për të kthyr besimin te DREJTËSIA, për të kthyer besimin te Institucionet e Drejtësisë dhe, mbi të gjitha për të dëshmuar para qytetarëve shqiptarë në gjithë botën, që presin me shumë interes dhe ankth këtë vendim, se Gjykata Kushtetuese ËSHTË E PAVARUR.
Procesi kushtetues si dhe fakti se Ju jeni tërhequr për vendim, nuk ka e penguar aspak Këshillin e Ministarve dhe Bashkinë Tiranë, që në bashkëpunim të vazhdojë me veprime konkludente arbitrare, në shkeljëe të plotë të Kushtetutës, për çuarjen deri në fund të planit të tyre korruptiv dhe kriminal, të ndërtimit të Teatrit të Ri, fakte, argumenta dhe të cilat i parashtruam para Jush edhe gjatë gjykimit.
Nisur nga lajmet e bëra publike ditët e fundit si dhe nga fakti se për shkak të ngarkesës së madhe që Ju keni këto ditë, me çështje me interes shumë të lartë publik, për të cilat e keni të pamundur objektivisht të ndiqni këto lajme, ndjehemi të oblikuar dhe të detyruar T`Ju informojmë se nga ana e Bashkisë Tiranë po vazhdojnë intensivisht përpjekjet për fillimin e punimeve, pasi Këshilli i Ministrave i ka akorduar fondin për ndertimin e Teatrit të Ri, veprime dhe procedura të cilat janë bërë duke injoruar edhe procesin kushtetues si dhe faktin se nga ana Juaj pritet të disponohet me vendim.
Në morinë e të gjithe medieve që operojnë në territorin e Republikës së Shqipërisë, po Ju japim info lidhur me dy artikuj të cilat konfirmojnë faktin e paraqitur nga ne më siper.
Kështu sipas shkrimit me titull “Çështja ende në Kushtetuese, Qeveria miraton fondin për ndërtimin e Teatrit të Ri, pritet të nisë puna” e datës 23.06.2021, publikuar nga Politiko.al, në linkun https://xn--cdaaa.facebook.com/, jepen të dhëna mbi faktin se megjithëse Gjykata Kushtetuese është tërhequr për vedim, asgjë nuk e ka ndaluar Qeverinë të akordojë fondin për ndërtimin e Teatrit të Ri, veprim i cili do lejojë Bashkinë Tiranë për nisjen e punimeve.
Po kështu, edhe te shkrimi datë 24.06.2021, titulluar “Qeveria miraton fondin për ndërtimin e Teatrit Kombëtar, i hapet rrugë nisjes së punimeve”, në linkun https://shqiptarja.com i medies shqiptarja.com, jepen të dhëna dhe fakte mbi veprimin e miratimit të fondit si dhe mundësinë e fillimit të punimeve për ndërtimin e Teatrit të Ri, në Truallin ku ka qënë Teatri Kombëtar (para shembjes).
Në këto kushte, e vlerësojmë të nevojshme dhe emergjente se, nisur nga fakti i interesit të lartë publik që mbart çështja e Teatrit Kombëtar si dhe, i injorimit që po i bëhët Autoritetit të Gjykatës Kushtetuese nga Këshili i Ministrave dhe Bashkia Tiranë,

KËRKOJMË:

Dhënien e vendimit në afatin më të shkurtër të mundshëm, duke pranuar të gjithë kërkesat e Presidentit të Republikës dhe Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit lidhur me:

1- Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën, si dhe me Marrëveshjet Ndërkombëtare, të Ligjit Nr.37/2018 “Për përcaktimin e procedurës së veçantë për vlerësimin, negocimin dhe lidhjen e kontratës me objekt “Projektimi dhe realizimi i projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar””.
1.1- Pezullimin e zbatimit të Ligjit Special Nr.37/2018 “Për përcaktimin e procedurës së veçantë për vlerësimin, negocimin dhe lidhjen e kontratës”, me objekt ‘Projektimi dhe realizimi i projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar”, derisa vendimi përfundimtar i Gjykatës Kushtetuese mbi këtë çështje të hyjë në fuqi;
2- Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Vendimit Nr.377, datë 08.05.2020, të Këshillit të Ministrave “Për kalimin në pronësi të Bashkisë Tiranë, të pasurisë nr.1/241, me emërtimin “Teatri Kombëtar”, në zonën kadastrale 8150, Tiranë”, si të papajtueshëm me Kushtetutën dhe me Marrëveshjet Ndërkombëtare;
2.1- Pezullimin e zbatimit të Vendimit Nr.377, datë 08.05.2020, të Këshillit të Ministrave “Për kalimin në pronësi të Bashkisë së Tiranës, të pasurisë nr.1/241, me emërtimin “Teatri Kombëtar”, në zonën kadastrale 8150, Tiranë”, dhe qëllimit të përcaktuar në këtë akt, konkretisht në pikën 1 dhe 2, derisa vendimi përfundimtar i Gjykatës Kushtetuese, të hyjë në fuqi;
3- Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën të Vendimit Nr.50, datë 14.05.2020, të Këshillit Bashkiak, Bashkia Tiranë, “Për miratimin e shembjes së godinës të “Teatrit Kombëtar”, në pronësi të Bashkisë Tiranë, bazuar në Akt- Ekspertizën e hartuar nga Instituti i Ndërtimit “Mbi vlerësimin e Godinës së Tetatrit Kombëtar””, si të papajtueshëm me Kushtetutën dhe me Marrëveshjet Ndërkombëtare.
3.1- Pezullimin e zbatimit të Vendimit Nr.50, datë 14.05.2020 të Këshillit Bashkiak, Bashkia Tiranë, “Për miratimin e shembjes së godinës të “Teatrit Kombëtar”, në pronësi të Bashkisë Tiranë, bazuar në Akt- Ekspertizën e hartuar nga Instituti i Ndërtimit “Mbi vlerësimin e Godinës së Tetatrit Kombëtar””, dhe qëllimit të përcaktuar në këtë akt, derisa vendimi përfundimtar i Gjykatës Kushtetuese mbi këtë çështje të hyjë në fuqi;
4- Pezullimin e zbatimit të çdo akti apo veprimi të çdo autoriteti publik që buron prej Ligjit Special Nr.37/2018, VKM-së Nr.377/2020, dhe VKB-së Nr.50/2020, derisa vendimi përfundimtar i Gjykatës Kushtetuese mbi këtë çështje të hyjë në fuqi.

Jemi besimplotë se JU, si Anëtarë të Gjyatës Kushtetuese, do të ngiheni në lartësine e detyrës për të cilën ne si qytetarë shqiptarë presim kaq shumë, dhe për një çështje e cila është kthyer tashmë në kauzën e të gjithë shqiptarëve kudo ndodhen.

Po kështu, shprehim bindjen e thellë se ky vendim i Juaji, jo vetëm do i shërbejë interesit publik nga pikpamja morale dhe materiale dhe do bëjë krenarë breza të tërë, ata që protestuan dhe vazhdojnë të protëstojnë për Teatrin Kombëtar, por edhe breza të tërë të fënijëve dhe nipërve tanë, të clët duhet të krenohen me Ne dhe me këtë vendim Tuajin.