Aksident tragjik në Vlorë, humbin jetën 3 persona, njëri prej tyre i mitur

Tre persona kanë humbur jeten në një aksident tragjik mëngjesin e sotmëm në autostradën Fier-Vlorë, në vendin e quajtur “Kripa”. Një prej viktimave është i mitur.

Viktimat janë nga e njëjta familja, prindërit dhe fëmija.

Po ashtu, janë plagosur dhe dy persona të tjerë.

Ngjarja

Policia njoftoi se rreth orës 08:23, një mjet tip “Audi” është përplasur me një mjeti tip “Toyota ”.

Si pasojë e aksidentit, 3 shtetasit që udhëtonin me mjetin “Toyota”, dy të rritur dhe një fëmijë i mitur kanë ndërruar jetë. Gjithashtu, janë dëmtuar dhe dy shtetasit që udhëtonin në mjetin “Audi”, drejtuesi dhe pasagjeri. Këta të fundit po transportohen në spital, për ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të aksidentit, identifikimin e viktimave dhe të personave të plagosur.