Rama ka dështuar për të disatën herë duke dëmtuar rëndë Shqipërinë

Nga Tritan SHEHU

Po degjoj Ramen te deklarojë, “deshtoi BE, nuk deshtoi Shqiperia”!!!

Ne fakt nuk ka deshtuar BE, ka deshtuar per te disaten here Rama dhe qeverisja e tij duke demtuar keshtu rende Shqiperine.

Kjo eshte e verteta e hidhur e kalvarit tone prej vitit 2014 te “Celjes se negociatave” dhe jo vetem me hapa vend numuro ne procesin e integrimit, por me hapa mbrapa ne kete proces jetik dhe te pa zevendesueshem per ne.

Nqs ne nuk po na celen perseri negociatat kjo vjen vetem per faktin se ne jemi larg plotesimit te standarteve, te 15 pikave te kerkuara per kete.

Nqs ne do te kishim plotesuar standartat nuk do te ishim te lidhur me MV, ne shpresen e nje vendimi te perbashket politik e gjeopolitik, gje qe fatkeqesisht sic duket nuk po finalizohet edhe kete here.

Nqs ne do te kishim plotesuar standartet ne do te pranoheshim si Shqiperi ne ate proces, pa u ndervarur nga problemet e MV.

Kjo eshte e verteta, qe kerkon te fshehe Rama, ashtu sic jane te qarta dhe shkaqet e ketij deshtimi te tij:

–Keq qeverisja e thelle nga Rama &Co.

–Stanjacioni dhe renia ekonomike ne vend.

–Deformimet e thella te demokracise e te te drejtave themeltare.

–Nje shtet i dominuar e kontrolluar nga grupet kriminale te trafiqeve te droges, qenieve njerezore, korupsionit etj.

–Gabimet e renda e keq orientimet ne politiken e jashteme e ate rajonale me pasoja largimin nga Perendimi e shkuarjen diku ne Lindje, krijimin apo bashkeautoresine e projekteve destabilizuese, ndesh me interesave tona e te te gjithe Ballkanit Perendimor etj.

Pra edhe ky deshtim nuk mund te fshihet mbas demagogjive dhe pa vertetesive te sotme te Rames, ashtu si dhe deshtimet radhazi prej 2014 nuk u fshehen dot me fishekzjaret e shishet e tij te shampanjes.

Situata keshtu po behet cdo dite dhe me tragjike per Shqiperine e shqiptaret!