Ballina Editorial Pse masakra zgjedhore është arsyeja kryesore e bllokimit të negociatave

Pse masakra zgjedhore është arsyeja kryesore e bllokimit të negociatave

Nga Red VARAKU

Edi Rama është pjesë integrale e projektit për ndarjen e Kosovës dhe për pasojë dhe e projektit të minischengenit. Projekt që haptazi rifaktorizon serbët dhe defaktorizon shqiptarët në rajon.

Shtetet e BE dhe veçanërisht Gjermania janë totalisht kundër ndarjes së Kosovës dhe projektit të minischengenit, sepse kjo sipas tyre krijon destabilitet në rajon dhe për pasojë përbën kërcënim për BE.

Pra, Europa dhe veçanërisht Gjermania është shumë e vendosur kundër këtij projekti.

Nuk më duket se do shumë mend për të kuptuar që mundësia e vetme për bllokimin e këtij projekti është largimi i Ramës nga pushteti. Vetëm kështu do të kishim një faktor shqiptar të unifikuar në qëndrimin e tij.

Për largimin e Ramës, Gjermania i dha mbështetje totale opozitës shqiptare ku duhet të rikujtojmë bllokimin e vazhdueshëm të integrimit, deklaratat e z.Wahdepul dhe 15 kushtet e Parlamentit Europian.

Për ata që akoma nuk e kanë kuptuar, djegja e mandateve dhe bojkotimi i zgjedhjeve lokale ishin pjesë e projektit europian për largimin e Ramës si hallka më problematike e çështjes.

Kjo është arsyeja pse zgjedhjet e prillit u vendosën si kryekusht për hapjen e negociatave.

Sepse të gjithë e dimë që me zgjedhje të lira ky kryeministër do largohej dhe bashkë me të edhe makthi i ndarjes së territoreve dhe makthi i kthimit të Shqipërisë dhe Kosovës në shtete satelite të Beogradit.

Raporti i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës , institucioni i dytë më i besueshëm i zgjedhjeve pas ODHIR, vërtetoi që këto zgjedhje u vodhën barbarisht.

Besoj nuk është më e nevojshme që të shpjegohet se pse ishte pikërisht ky raport që u kthye në provën kryesore që prodhoi dhe vendimin e bllokimit të negociatave.

Exit mobile version