Ali Daei komplimenton CR7, postimi bëhet viral

Ish-futbollisti i Iranit, Ali Daei i ka dërguar një mesazh në rrjetet sociale Kristiano Ronaldos për të uruar për barazimin e rekordin të iranianit për golat ndërkombëtarë.

“Urime Cristiano, i cili është vetëm një gol larg thyerjes së rekordit ndërkombëtar të meshkujve. Jam i nderuar që ky rekord i pabesueshëm do t’i përkasë Ronaldos, kampion i madh i futbollit dhe një person që kujdeset për njerëzimin, i cili frymëzon dhe ka një ndikim në jetën e kaq shumë njerëzve nëpër botë. Vamos!”, shkroi iraniani.

Ronaldo më pas ndau postimin e Ali Daei në Instagram Stories ku shkroi:

“Kampionët e vërtetë mbeten kampionë përgjithmonë. Jam vërtetë krenar që lexoj këto lloj fjalësh nga një idhull i madh si ti. Faleminderit, Ali Daei”.

Sulmuesi i Juventuesit, ka arritur 109 gola (në 178 ndeshje) me fanellën e Portugalisë, duke barazuar kështu iranianin Ali Daei.

rr