Mourinho: Portugalia po luan me 10 lojtarë, Fernandes është vetëm fantazmë

Jose Mourinho ka kritikuar mesfushorin e Portugalisë, Bruno Fernandes, për paraqitjet e tij në Euro 2020, duke thënë se ai ka zënë hapësirë në fushë duke mos luajtur.

Trajneri i Romës e lartësoi mesfushorin e Manchester Unitedit si lojtar me potencial të jashtëzakonshëm, të cilat, thotë ai, nuk po i shfaq në Evropian siç e bënë me klubin.

Megjithatë, Mourinho shpreson se, Fernandes do të shfaqet të mërkurën kundër Francës në ndeshjen e fundit të Portugalisë në fazën grupore.

“Portugalia mund ta mposhtë çdokënd nëse luan në nivelin e saj më të lartë. Por ne duhet të luajmë me 11 lojtarë, në këto dy ndeshje Bruno Fernandes ishte në fushë por nuk luante.

Shpresoj se ai do të shfaqet kundër Francës, sepse ai është lojtar me potencial të jashtëzakonshëm. Ai mund të pasojë, mund të shënojë. Mund të fitojë penallti. Por në këtu dy ndeshje, por realiteti është se në këtu dy ndeshje ai nuk ishte aty”, tha Mourinho për TalkSPORT.