Messi ende nuk ka marrëveshje me Barcelonën

Barcelona dhe Lionel Messi janë në bisedime, por ende nuk kanë arritur marrëveshje për zgjatjen e kontratës, sipas Goal.com.

Marrëveshja e Messit në klubin katalonas mbaron në fund të qershorit, që nënkupton se ai do të jetë lojtar i lirë pas rreth një jave.

Edhe pse Barcelona mbetet optimiste se Messi do ta vazhdojë kontratën me të, arritja e një marrëveshje mes palëve nuk duket e pashmangshme.

Megjithëse propozimi formal i Barçës vijon të diskutohet, Goal thotë se drejtuesit e gjigantit katalonas ende s’i kanë bërë ofertë zyrtare argjentinasit.

Presidenti i Barcelonës Joan Laporta dhe Jorge Messi, babai dhe menaxheri i lojtarit, vijojnë bisedimet për një marrëveshje të re.

Messi, ndërkohë, mbetet i përqendruar në Kupën e Amerikës, ku është duke u udhëhequr Argjentinën drejt lavdisë.

Prioriteti i 33-vjeçarit nuk është ekonomik. Ai po kërkon garanci nga Barcelona se do ta ketë një ekip më garues në fushë, pasi tani po futet në perëndim të karrierës.