Gjykata Kushtetuese dërgon në Venecia 30 Qershorin

Gjykata Kushtetuese vendosi pasditen e sotme që të pezullojë vendimin për zgjedhjet lokale të 30 Qershorit dhe t’i drejtohet Komisionit të Venecias për marrjen e një opinioni.

Bëhet me dije se gjykata u ka lënë afat 7 palëve të përfshira në padinë e Ademit të bëjnë respektivisht nga një pyetje për t’ia çuar Komisionit të Venecias.

Afati përfundon në orën 18:00 të 25 qershorit.

Pala paditëse me në krye Voltana Ademin është parë mjaft optimiste pas përfundimit të seancës për këtë vendim duke thënë se ka shpresa se Gjykata Kushtetuese do e pranojë kërkesën e Shoqatës së Bashkive dhe do të rrëzojë zgjedhjet e 30 qershorit të 2019.

Tashmë vendimi për zgjedhjet e 30 Qershorit do të vonohet në kohë dhe do të mund të jepet pas marrjes fillimisht të opinionit të ‘Venecias’.