Dështimi me negociatat, flet gazetarja nga Brukseli: BE ka gjetur parregullsi në procesin zgjedhor!

Gazetarja Erisa Zykaj në një lidhje me RTV Ora nga Brukseli u shpreh se, Komisioni Evropian do t’i japin një sinjal qytetarëve të Ballkanit që janë të zhgënjyer nga procesi shumë i ngadaltë lidhur me negociatat.

Por Zykajt theksoi se vendet anëtare të BE-së kanë shfaqur shqetësime lidhur me procesin zgjedhor dhe parregullsitë që ka pasur ky proces.

Zykaj: Kushtet mbeten aty, por kjo është një pakt i shteteve anëtare që këtë radhë janë me raportin e Komision Evropian për konferencën e pare ndërqeveritare, prandaj shtetet anëtare konsiderojnë që në aspektin gjeo-strategjik që tu japin shteteve si Kina, Rusia, apo Turqia që të fitojnë terren. Po ashtu duan t’i japin një sinjal qytetarëve të Ballkanit që janë të zhgënjyer nga ky proces shumë i ngadaltë. Ndërkohë, komisioni Evropian arriti t’i bindë shtete anëtare duke thënë se Gjykata Kushtetuese është funksionale dhe ajo e Lartë është drejt funksionimit.

Pastaj u tha se janë organet e specializuara të drejtësisë janë ngritur dhe kanë filluar dosjet tashme. Pika delikate ka të bëjë me zgjedhjet, të cilat janë të kontestueshme dhe të gjithë shtetet anëtare kanë shfaqur shqetësimet e tyre lidhur me parregullsitë e hasura. Këto gjëra duhet të trajtohen, por komisioni ka thënë se duhet të trajtohen pas konferencës së parë, se vendi pastaj do të ngelë edhe një vit peng.

Zukaj shtoi se data më e afërm për një vendim lidhur me konferencën e parë, është tetori si një rast i mundshëm për të dyja vendet, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Zykaj: Tashmë data më e afërt për një vendim lidhur me konferencën e parë, është tetori si një rast i mundshëm për të dyja vendet. Edhe Bullgaria ka zgjedhje në 11 korrik. Nëse aty konfirmohet një qeveri tjetër që do të ketë një qasje konstruktive, mund të krijohen mundësitë që të hiqet vetoja e Bullgarisë për Maqedonisë së Veriut për të fiksuar në tetor një datë për konferencën e parë ndërqeveritare.