Zbardhen përgjimet e dosjes së falsifikimit të testeve Covid: “Dajua do nji pozitiv”…

Prokuroria e Tiranës ka lëshuar 15 urdhër ndalime, mes tyre dhe 2 mjekëve, njëri prej të cilëve punon në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Mësohet se të ndaluarit akuzohen se shisnin teste për Covid-19 të falsifikuar. Në dokumentin e Prokurorisë, theksohet se në materialin e shtetasit Besnik Çullhaj, administrator i shoqërisë “Genius Lab”, i cili ka kallëzuar se falsifikohen nga persona të paidentifikuar fletë të analizave të testit të Covid-19 me logon e laboratorit të tij, duke vendosur barkode dhe të dhëna të rreme. “Laboratori ‘Genius’ kryen teste për Covid-19 për shtetas të cilët i përdorin kur udhëtojnë jashtë Shqipërisë.

Për këtë fakt, ai ka marrë informacione nga individë, por edhe nga policitë e vendeve të BE-së për shtetas shqiptar, të cilët kanë  udhëtuar në këto shtete duke përdorur fletë analiza me emrin e këtij laboratorit të cilat janë të falsifikuara”, citohet nga materiali. Çullhaj, gjithashtu ka cituar edhe një episod për një ngjarje konkrete të ndodhur me datë 21 mars, 2021. “Kallëzuesi thotë se ky fenomen është shumë shqetësues dhe i dëmshëm për imazhin e biznesit të tij, por edhe nga ana ekonomike dhe sa i përket faktit për njoftim nga Frontex për grupe shtetasish shqiptar të kapur me këto dokumente (teste) të falsifikuara. Për këtë fakt, ai dyshon se në këtë veprimtari kriminale mund të jenë përfshirë disa persona duke e dëmtuar padrejtësisht shoqërinë ‘Genius’, si dhe imazhin e vendit tonë duke depozituar edhe kallëzimin penal”, shkruhet në dokumentin e Prokurorisë.

PERGJIMET

Në Prokurorinë e Tiranës janë referuar nga Komisariati i Policisë Rinas edhe disa raste të tjera me teste Covid të falsifikuara nga persona që kanë tentuar të udhëtojnë nëpërmjet Aeroportit të Rinasit në vendet e BE-së. Këta persona kanë përdorur teste me logon e laboratorit “Genius”. Mësohet se nga informacionet e siguruara nga shërbimet e Policisë Gjyqësore për këtë aktivitet kriminal në fushën e falsifikimeve është mësuar nga burime policore se personi i cili mund t’i falsifikonte këto teste ishte shtetasi Ronald Karrica, i cili kishte një dyqan internet-fotokopje-printime në rrugën “Zihni Sako” Tiranë pranë vendit të quajtur Oxhaku.

Prokuroria e Tiranës thotë se janë bërë shkresat për konfirmimin e testeve të konstatuara, gjetura dhe sekuestruara me cilësinë e provës materiale ku nga përgjigjet e klinikës, “Genius” është kthyer përgjigje se testet dhe barkodet e kërkuar apo gjeneralitetet e personave nuk janë kryer ekzaminime sa i përket testeve Covid pranë këtyre klinikave. “Nga kontrolli i banakut ku ai punonte është gjetur, fiksuar dhe sekuestruar USB të ndryshme, një lap-top i markës ‘HP’ dhe njësia kompjuterike ‘Dell’, ku mbas një këqyrjeje paraprake ka rezultuar se ka pasur materiale implikuese për falsifikimin e testeve Covid me logon e laboratorëve ‘Genius’ dhe ‘Alnet’”, thuhet në dosje.

Gjithashtu, shtetasit Ronald Karrica i është gjetur dhe sekuestruar telefoni i tij dhe gjatë këqyrjes voluminoze në aplikacionin “Ëhatsapp” janë konstatuar komunikime me persona të ndryshëm, të cilat i kanë kërkuar që t’i sigurojë (prodhojë) teste Covid kundrejt pagesës për persona të tjerë të cilët do të udhëtonin jashtë Shqipërisë. Po ashtu, këta persona i nisnin Ronald Karricës foton e kartës së identitetit të personit, kohën e nisjes së tij, vendin nga do të kalonte dhe i kërkonin që ti siguronte testin në dispozicion të tyre në afatin që klientët e donin. Marinela Farmanet, e cila e identifikuar në sistemin “Deepsee” figuron me emrin Marinela Kalaja ku i dërgon Ronit një kartë identiteti me emrin Besmir Murati dhe ku i thotë se dalja i duhet për nesër pasdite (domethënë për datën 20.06.2021).

Biseda e plotë, vijon si më poshtë:

Marinela Farmanet: Daljen për nesër mëngjes

Marinela Farmanet: Më fal, nesër masdite

Marinela Farmanet: Se avioni e ka të hënën mëngjes

Rmedia: Nesër për nesër darkë

Marinela Farmanet: Po, mos ma harro të lutemmmm

Rmedia: Po nisem Marinela

Farmanet: O Roni të lutëm

Marinela Farmanet: A do vonohesh shume? Në këqyrje vazhdohet me shtetasin e quajtur Eltjon Kola, ku që prej datës 21 prill e në vazhdim ka biseda të  vazhdueshme dhe shumë karta identiteti, të cilët kërkojnë test Covid. Në bisedën e tij të fundit me këtë shtetas në datën 20.06.2021 në orën 12:35 Roni i thotë: Me 10 Euro ose 1250 copa do i bëjmë deri në fund të gushtit. Thuaj 25 ose 35 euro të tjerëve ose për mik me 2500 lekë.

Biseda është si më poshtë vijon:

Eltjon Kola: Dalja sonte në 19:30

Rmedia: Hajde

Eltjon Kola: A është gati

Rmedia: Po

Rmedia: IKA

Eltjon Kola: Më thuaj kur ta lësh aty

Rmedia: Të dy njësoj

Rmedia: Gati

Eltjon Kola: Erdha

Eltjon Kola: Dalja sot në 8 të darkës

Eltjon Kola: Se nisen nesër në mjes

Rmedia: 28 me 29 ora 14 e 30

Eltjon Kola: Po me 27 në darkë ka ik

Eltjon Kola: Roni aman a ka shku te puna akoma

Eltjon Kola: Ai se është duke prit në doganë ai shoku

Rmedia: 27 në 21.40

Eltjon Kola: Po

Eltjon Kola: Aman ma ço pdf

Eltjon Kola: Ditëlindja 12.07.2004

Eltjon Kola: Për sot në orën 5:30 daljen

Eltjon Kola: Roni aman çoje pak

Eltjon Kola: Se për 10 min vjen në dyqan ai shoku

Rmedia: Kur

Rmedia: T’i ka pagu lekët Olsi

Eltjon Kola: Hahahahhahahahah

Rmedia: Të gjthë t’u prenotu Olsin me e taku për borxhet

Rmedia: Tani me aplikim tek e-albania

Eltjon Kola: Lene mos pyt

Eltjon Kola: Po dhe ka mundësi

Rmedia: Zgjidh debitorin… tek menuja apliko për debimarrje

Rmedia: Olsi po thot ç’a ka ky që qesh me vete

Rmedia: Mreti

Eltjon Kola: Hahahahhahahahhahah më ke vdek

Rmedia: O Olsi

Rmedia: Ta di që qeshim me atë

Eltjon Kola: E ka kuptu po se din se me kë po flas

Rmedia: Mos ja trego

Rmedia: Se është Eltjon Kola: I ka ik zari

Rmedia: Po qaj me lot

Rmedia: Tu rregullu lokalin Olsi

Eltjon Kola: Tu e gadit

Rmedia: Thuji Olsit

Rmedia: Edhe aty ku e ke lënë celularin ti, prapë Olsi po mundohet të ta marri me pi**somllik

Eltjon Kola: Hahahahhahaha është i kapshëm, ta kap në ajër

Rmedia: Kujdes!

Rmedia: Ika unë. Të fala Eltjon Kola: Shnet

Rmedia: Kur dalja

Eltjon Kola: Një sek

Eltjon Kola: 7:40pm e ka sot fluturimin

Rmedia: Dje darkë për sot në mjes ora 10.12 Eltjon Kola: A u bo dak

Rmedia: Po

Rmedia: Me 10 euro ose 1250 copa do i bëjmë deri ne fund gushtit. ok

Rmedia: Thuji 25 ose 35 euro tjerëve

Rmedia: Ose për mik me 2500 lekë. Klodian Muharremi, shënuar në telefon me emrin KLSH ku në biseda të ndryshme i kërkon për të bërë tampona duke i dhënë orën e daljes dhe emrat e personave dhe emrin e laboratorit i përcaktohet nga ky i fundit.

Bisedat janë si më poshtë vijon:

Rmedia: Mirmjes

KLSH: Për rripin

KLSH: Mi sill ke puna dhe te jap ndonjë gjë

KLSH: Sa fotokopje janë

Rmedia: Legen

Rmedia: Lul Basha e ka fajin

KLSH: Ke puna

Rmedia: Pffff

Rmedia: Jam tu bo grafi në filen

KLSH: Ok

Rmedia: Pasdite

KLSH: Po, drekë

Rmedia: Ok

KLSH: T’i kesh gati

KLSH: Për këtë burrë e grua janë këto orare

KLSH: Ja t’i them

Rmedia: Id

KLSH: Po ja të mi nisi

KLSH: O vlla

KLSH: Për gjys ore më duhen të lutem, më bën nderin më të madh që të mbyll letrat e shpisë

Rmedia: Kartën tate

Rmedia: Ma ço

KLSH: Ta paça borxh se me ke mbaru hallin për zotin

Rmedia: Gati e ke

KLSH: Ok

KLSH: Ja se do vi ta marr

Rmedia: Jam te Panorama

Rmedia: Po pij birrë

KLSH: Ap dje në orën 6 me sot në orën 7

KLSH: Bëje se erdha

KLSH: Për 10 min jam aty

KLSH: Ap më dt 23 ora 11 e mëngjesit. Dalja me dt 24 ora 12 e mëngjesit

KLSH: Aplikimi dje me dt 20 ora 6 e mbasdites dalja sot me dt 21 ora 7 e mbasdites

Rmedia: Leandra Hoxha

Rmedia: Shife ç’a ka. Nqs ka doktor aty të ta thotë se për ça bëhet fjalë.

KLSH: Nuk ka ardhë akoma

Rmedia: Po tani KLSH: Ja ta shoh

Rmedia: Shihe ç’a ka

Rmedia: Si kanë dalë KLSH: S’janë keq KLSH: Po qenka me probleme me veshkat

Rmedia: Aha

Rmedia: Si do i bëhet

Rmedia: Të tha gjë diamanti i veshkave

Rmedia: Nqs s’e ke pyet, ma pyet pak

Rmedia: Ma kujtove… Diamantin

KLSH: Po, s’me ka dhënë prgj

Rmedia: Ok

Rmedia: Kur

KLSH: Duka certifikata

KLSH: Llogarit sikur e kanë bo para dy javësh

KLSH: Fajzerin

KLSH: Ma nis pdf shikoje mirë

Rmedia: Gen

Rmedia: Apo aln

KLSH: Aln

Rmedia: OK

KLSH: O idjot, ja nisa atë

Rmedia: Ok janë të dyja, puq

Rmedia: Me Genius nuk i kontrollojnë, s’kanë dyshime

KLSH: E di

KLSH: Dt poshtë veja 21 prill

KLSH: Ma printo pak këtë

Rmedia: Nesër

KLSH: Mi bëj një printim dhe mi mbaj aty se do vi t’i marr

KLSH: Ap dje në orën 6 mbasdite dalja sot në orën 7 mbasdite

KLSH: Me xhenius

Rmedia: Ku je

KLSH: Ma nis pdf

KLSH: Ne shpi jam

KLSH: Hajde po dush

KLSH: Pim nje kafe

KLSH: Ma nis se po pret

KLSH: Se harrova te them që e du pdf

Rmedia: Aha ok Rmedia: Erdha

KLSH: A je tu ardhë o majmun

KLSH: O legen

KLSH: O pler

Rmedia: 1 min aty

KLSH: Po po ti 1 min e ke 3 orë

Rmedia: Te shpia jote

KLSH: Dola. /Panorama/