Bërxulla dy ditë pa drita, banorët: Veprim i qëllimshëm!

Fshati Bërxull prej dy ditësh ndodhet pa energji elektrike. Ndonëse nuk ka asnjë defekt apo problem me rrjetin elektrik, banorët e fshatit Bërxull nuk furnizohen me energji.

Banorët shprehen se, i paguajnë rregullisht faturat e energjisë elektrike, por prej dy ditësh ndodhen në errësirë të plotë. Sipas tyre, ky veprim është i qëllimshëm pasi ka dhjetëra raste që përsitet e njëjta situatë.

Burime nga OSHEE bëjnë të ditur se, ndërprerjet e energjisë elektrikë në fashatin Bërxull ndodhin për shkak të furnizimit pa ndërprerje të Jugut me energji elketrike për shkak të fillimit të sezonit turistik. Sipas tyre, ndërprerje të energjisë ka patur edhe në disa zona të tjera të thella.

Mesa duket ka rënie të prodhimit të energjisë elektrike në HEC-et tona dhe Ministria e Energjitikës nuk pranon të blejë energji elektrike për të furnizuar të gjithë vendin. Ndërsa janë qytetarët ata që vuajnë pasojat ndonëse faturat e energjisë i paguajnë rregullisht.