Çfarë i tha Sali Berisha, James Bekerit në takimin e ’91: Do t’i mundim komunistët. Pritja madhështore jo nga regjimi, por nga populli

Përvjetori i izitës historike të Sekretarit Amerikan të Shtetit James Baker në Shqipëri
“Amerika është me ne!” Përvjetori i vizitës historike në Shqipëri të Sekretarit Amerikan të Shtetit James Baker/
22 Qershori shënon 25 vjetorin e ngjarjen më kulmore në rrëzimin e regjimit të Enver Hoxhës, vizita historike e një Sekretari Amerikan i Shtetit, në Shqipëri.

Nga Beqir SINA – New York

WASHINGTON D.C: Megjithëse, ngjarja më madhore në marrëdhëniet shqiptaro-amerikane, mbetet për gjithë historinë, e Shqipërisë, vizita historike e një Presidenti të SHBA, në Shqipëri, në 11 Qershor 2007 nga presidenti i atëhershëm George W. Bush, i cili në konferencë shtypi, me ish Kryeministrin Berisha nga Tirana paralajmëroi, Serbinë, Rusinë, dhe aleatët e tyre, se SHBA, do t’a njohën pavarësinë e Kosovës.
Kurse, një ngjarje tjetër me vlera kulmore në Shqipëri, natyrishtë, që është edhe 22 Qershori, e cila shënon sot 25 vjetorin vizitës historike, e një Sekretari Amerikan i Shtetit, në Shqipëri.
James Baker, ishte i pari zyrtar i lartë nga SHBA, Sekretar Shteti, që shkeli në Tiranë, 22 Qershor në vitin 1991, të cilit iu rezervua një pritje madhështore në Shqipërinë, e sapo dalë nga izolimi komunist.

Gjysmë milioni njerëz pritën zyrtarin e lartë amerikanë në pritje të jashtëzakonëshme.
Në emër të Presidentit Bush dhe të popullit Amerikan, unë vij këtu sot për të thënë ju: “Liria punon!” do tu thoshte 25 vjet më parë, Sekretari i Shtetit James Baker, përmes përkthyesit të tij, shefit të shërbimit shqiptarë Zëri i Amerikës Elez Biberaj, për të inkurajuar Shqipërinë të ecte drejt lirisë dhe demokracisë.

“Protagonisti” i këtyre marrëdhënieve të shkëlqyera dhe që shënuan vetëm rritje, njeriu që shoqëroi si përkthyes i Departamentit të Shtetit në atë vizitë historike, Ish gazetari dhe tani Drejtori i Divizionit të Euroazisë në ‘Zërin e Amerikës’ z. Elez Biberaj – ka postuar në medien sociale Facebook, disa fotografi që tregojnë emocionet dhe kujtimet e asaj kohe, kur 25 vjetë më parë më 22 Qershorë 1991, rreth 500 mijë shqiptarë, pritën si “hero” Sekretarin Amerikan të Shtetit James Baker.

Zoti Biberaj shkruan në statusin e tij : “Në një vizitë historike në Tiranë më 22 qershor 1991, Sekretari Amerikan i Shtetit James Baker përshëndeti Shqipërinë për herë të parë para Botës së Lirë, pas afër-një gjysmë shekulli të diktaturës komuniste : “Në emër të Presidentit Bush dhe të popullit amerikan, unë vij këtu sot për të ju them: Liria punon në fund, ju jeni të lirë për të menduar, më në fund në mendimet tuaja, ju jeni të lirë të flasni lirshëm mendimet tuaj më në fund, ju jeni të lirë për të zgjedhur udhëheqësit tuaj, më në fund, që të jeni…. lirë për të adhuruar rrugën tuaj … Mirë se vini, qytetarë të lirë të Shqipërisë, në Botën e Lirë “

Drejtori i Divizionit të Euroazisë në “Zërin e Amerikës” Dr. Elez Biberaj, me një ‘penë të Artë” i ka sjellë, edhe më parë kujtimet e tij, mbi ato që përjetojë ai si shqiptarë, si një ish i arratisur i rregjimit të diktatorit Enver Hoxha, pas rënies së regjimit komunist, përmes librit “Shqipëria në Tranzicion”.
Në libër ai rrëfen edhe eksperiencën e tij, që në vitet e para të demokracisë spikati me përkthimin e fjalimit të sekretarit amerikan të Shtetit, James Baker. “Unë në atë kohë isha mjaft idealist. Mendoja se me përmbysjen e komunizmit, ndryshimet do të ndodhnin shumë shpejt dhe do ishin pozitive”, tregon ai.

Veprimtari i dalluar i komunitetit Harry Bajraktari, një mik i hereshëm i Dr. Biberajt, në New York, në statusin e tij privat, ka psotuar një shënim mbi 22 Qershori shënon 25 vjetorin e ngjarjen më kulmore në rrëzimin e regjimit të Enver Hoxhës, lidhur me vizitën historike e një Sekretari Amerikan i Shtetit, në Shqipëri.
Ajo ishte një nga ditët më të mëdha për kombin shqiptar, shkruan zoti Bajraktari, dhe thotë:”Faleminderit z. Elez Biberaj për kontributin tuaj që i keni dhënë popullit shqiptar. Sot Shqipëria, është një vend demokratik dhe anëtar i NATO-s. KOSOVA është një vend lirë dhe i pavarur”.
Çfare tha Berisha ne “New York Times” nje dite para ardhjes se Xhejms Bejkerit

Gazeta amerikane “New York Times” nji ditë para kësaj viizite historike publikojë nje shkrim te kreut te opozites shqiptare vetem pak ore para mberritjes ne Shqiperi te sekretarit amerikan te Shtetit, Xhejms Bejker
Ajo shkruante se :”Sekretari i Shtetit, Xhejms Bejker, zhvillon neser viziten e pare te nje zyrtari kaq te larte amerikan ne Shqiperi. Ardhja e tij do te shenoje nje hap te metejshem te vendit tim ne drejtim te lirise. Qe te vazhdojme kete hap, te konsolidojme demokracine dhe te bashkohemi ne komunitetin ekonomik, ne na duhet ndihma e Perendimit.”

Per shqiptaret, Shtetet e Bashkuara kane qene gjithmone sinonimi i lirise dhe I demokracise. Presidenti Woodrow Wilson nuk i la fqinjet tane ta copetonin vendin pas Luftes se Pare Boterore. Vizita e zotit Bejker na ben optimiste.
47 vitet e sundimit komunist na kane bere vendin me te varfer ne Europe. Ne kemi nevoje per ndihma humanitare, ushqime dhe ilaçe, si dhe asistence teknologjike dhe ekonomike. Shqiperia ka nevoje per biznesin amerikan qe te investoje ne zhvillimin e autostradave, te industrise tekstile dhe ne kerkimet e naftes.

Shqiperia pembysi regjimin me pervers dhe ushtarak ne Europen Lindore. Ne dhjetor, studentet dolen ne rruge dhe e detyruan Partine Komuniste Shqiptare te heqe dore nga monopoli i pushtetit te saj 47-vjeçar dhe te mbaje zgjedhjet shumepartiake. Pernjeheresh, intelektualet dhe profesionistet formuan Partine Demokratike dhe grupet e tjera opozitare.
Ndonese te huajt, rendom, e lejuan qe Shqiperia te mbetej nen drejtimin komunist, ne nuk ishim te afte te perfitonim kete moment historik, megjithese ata ishin te pranishem ne mars ne monitorimin e zgjedhjeve.

Partia Demokratike u shfaq si nje alternative kryesore perballe komunisteve. Ne morem 1/3 e vendeve ne Kuvendin Popullor. Shumica e mbeshtetjes sone erdhi nga qytetet ku qytetaret, pas kater muajsh aktiviteti, nuk e kishin me friken e qeverise. Komunistet fituan 2/3 e votave, kryesisht ne zonat rurale. Vezhguesit e huaj i keqinterpretuan rezultatet. Vota rurale ishte e bazuar me shume te frika se sa ishte nje vote realiste; fitorja e demokrateve tregoi se fshataresia e kishte te mundur te vepronte kunder komunisteve qe mbijetuan.
Kjo provoi te verteten dy muaj me vone, kur 350 mije punonjes u hodhen ne greve, duke kerkuar paga me te larta dhe liri me te madhe. Mbeshtetja e punetoreve u pranua nga fshataresia, te cilet u kishin dhene mundesine te rezistonin dhe forcoheshin komunistet dhe qe e refuzuan pushtetin dhe formuan nje koalicion te ri.

Me 12 qershor u krijua nje qeveri tranzitore me perfaqesues nga te gjitha partite politike. Ajo pritet te drejtoje vendin deri ne zgjedhjet e reja qe do te mbahen vitin tjeter.
Tashme, Shqiperia eshte pranuar ne Konferencen per Sigurine dhe Bashkepunimin ne Europe, ku ministrat e jashtem te saj u takuan kete jave ne Berlin.
Per studentet, intelektualet, punetoret dhe fshataresine, socializmi ka vdekur ne vendin tone, si edhe kudo, ndersa ne jemi duke flakur tutje mbeturinat e tij. Ndertimi i demokracise nuk do te jete i lehte. Perveç problemeve ekonomike serioze, ne jemi perqendruar rreth abuzimit te te drejtave te njeriut te shqiptareve ne Kosove, ne Jugosllavi. Sllobodan Milloshevici, presidenti i Republikes serbe te Jugosllavise, eshte pozicionuar si nje kercenim i madh i paqes ne Ballkan.

Me keshillen dhe miqesine e Shteteve te Bashkuara te Amerikes, une jam i sigurt se Shqiperia, shume shpejt, do te jape ndihmesen e saj ne bote.
Ishte pra ky shkrimi 25 vjet më parë i me autor Dr. Sali Berisha, i cili ishte kryetar i Partise Demokratike te Shqiperise dhe i pari shkrim që i referohej një politikani nga Shqipëria, komuniste dhe eshte publikuar ne “New York Times” me 20 qershor 1991
Çfare shkroi “New York Times” nje dite pasë së vizitës të Sekretarit të Shtetit Xhejm Bejker ne Tirane me 22 Qershor 191: “Nuk kam ardhur me Plan Marshall per shqiptaret”

Vizita historike e sekretarit amerikan te Shtetit ne Shqiperi me 21 qershor 1991. Si e priten 300 mije shqiptaret ne sheshin “Skenderbej” dhe takimet me udheheqesit shqiptare
Rreth 300 mije shqiptare therrisnin ne kor “SHBA! “SHBA!”, te mbledhur ne sheshin kryesor te Tiranes sot, qe te degjonin sekretarin e Shtetit, Xhejms Bejker, i cili do t’u shpjegonte atyre “misionin e lirise” dhe do t’u kerkonte qe te ecnin perpara ne drejtim te demokracise.
Kjo ishte vizita e pare e nje zyrtari te larte amerikan ne kete vend te vogel te Ballkanit, i cili ne muajin mars u be vendi i fundit ne Europen Juglindore qe nisi reformat per krijimin e demokracise. Shqiptaret, te cilet per kater dekada ishin izoluar teresish nga bota e jashtme, ishin mbledhur tufe rreth vargut te makinave te zotit Bejker.

Nje pafundesi shqiptaresh pershendeten zoti Bejker sapo ai hyri ne qytet per te nisur viziten njeditore. Duart zgjateshin ne çdo drejtim per te prekur sekretarin e Shtetit, apo dritaret e makines se tij. Shqiptaret puthnin pjeset e jashtme te makines dhe dritaret, ndersa petale lulesh hidheshin mbi te. Nje burre me trupin e tij doli perpara limuzines dhe puthi rrugen. Gjithçka tregonte nje lidhje me perfaqesuesin e Amerikes.
“Amerika eshte me ne!”

Policia shqiptare ishte totalisht e shastisur nga euforia. Por turma miqesore u fut brenda sheshit “Skenderbej”, ne qender te Tiranes, qe te degjonte fjalimin e zotit Bejker. Vizita e tij tregonte nje deshmi te pare te qarte se ankthi i tyre i gjate kishte marre fund.
Kishin dale femije qe qendronin mbi supet e prinderve dhe te moshuar qe mbanin gishtat lart ne forme “V”-je, shenje kjo e fitores. Kishte njerez mbi ballkone dhe qe vareshin neper peme. Nje grua mbante foshnjen e saj jashte, ne dritaren e katit te katert te nje pallati. Kur zoti Bejker me ne fund kaloi ne podiumin e improvizuar qe te mbante fjalimin, turma u gjallerua, duke valevitur flamujt amerikane. Shqiptaret nisen t’i kendonin atij nje kenge te re per levizjen demokratike.

“Shqiperia eshte e jona. Shqiperia eshte e jona. Poshte Partia Komuniste. Shqiperia eshte e jona. Amerika eshte me ne”.
Zoti Bejker u foli shqiptareve permes nje perkthyesi. “Ne emer te presidentit Bush dhe te popullit amerikan, une jam ketu sot t’ju them ju misionin e lirise. Se fundi, ju jeni te lire te mendoni idete tuaja. Ju jeni te lire qe te flisni sipas mendjes tuaj. Ju jeni te lire te zgjidhni udheheqesit tuaj. Shqiptaret kane zgjedhur te bashkepunojne me shoqerine njerezve te lire kudo”.
Si edhe gruaja e tij, Suzan, e cila qendronte prane tij e veshur me nje kostum me ngjyra te kuqe, te bardha dhe blu, zoti Bejker vijoi: “Mire se erdhet te shoqeria e burrave dhe grave te lira, ne rrugen e Krijuesit tone qe na beri ne. Ju jeni me ne dhe ne jemi me ju”.

Disa tabela ne anglisht pershendetnin ate me “Mire se erdhe Zoti Bejker”
Por shenja qe nxirrte ne shesh shprehjen e fytyres se grumbullit te njerezve, qe dukej me mire e permbledhur ne menyren e thjeshte, lexonte: “Mire se erdhe zoti Bejker. Shqiperia ka qene duke ju pritur per 50 vjet”. Por shqiptare nuk po humbitnin kohe qe te nisnin biznes, siç e thoshte nje pankarte e vendosur: “Ne deshirojme per Popullin Shqiptar nje Plan Marshall”.
“Se çfare po ndodhte, ishte mese e mrekullueshme, – thote Ilir Ikonomi, 36 vjeç, nje korrespondent i Radio Tiranes, – pasi kjo ishte krejtesisht spontane”.

Nuk kishte postera rreth qytetit. Kjo vizite ishte kryefjala e diteve te fundit dhe pjesa me e madhe e Tiranes dukej sikur vallezonte. Dukej i pashpjeguar entuziazmi i verber me te cilin turma therriste njezeri: “USA!, USA!, USA! Bejker! Bejker! Bejker!”.
Zoti Ikonomi thote: “Tani qe komunistet thuajse jane duke ikur, ky vend eshte duke kaluar neper nje krize besimi. Njerezit te deshperuar duan diçka qe te besojne dhe ata realisht besojne se Amerika do te zgjidhe problemet tona. Mendoj se shqiptaret i kane varur shume shpresat tek Amerika. “Shpresat e tyre jane te ekzagjeruara”.

Vendi 3.2 milione banoresh
Normalisht, pritja e rezervuar per sekretarin e Shtetit ia tronditi koken edhe atij, pasi me vone ai iu drejtua turmes: “Jam prej 14 vjetesh ne politike dhe nuk me kujtohet te kem pare nje gje te ngjashme me kete. Kjo qe ndodhi dhe qe keni bere te gjithe, eshte me shume se e jashtezakonshme”. Ky shperthim i afeksionit dhe mbeshtetjes njerezore ishte ngaqe Amerika perfaqeson tek keta njerez simbolin e shpreses dhe qe ata nuk kishin shpresuar per nje kohe shume te gjate.

Por, ndersa vizita e Bejkerit dukej si nje ngacmim, ajo gjithashtu linte te kuptohej se ishte si nje doze e realitetit mbrojtes te fushates se re per demokracine shqiptare. Vendi me 3.2 milione banore pergjate detit Adriatik, ishte izoluar per me shume se kater dekada nen sundimin e diktatorit stalinist, Enver Hoxha, qe nxori jashte ligjit perdorimin e makinave private dhe kufizoi edhe mediat.Pas vdekjes se Enver Hoxhes ne vitin 1985, pushteti dhe monopoli komunist ne Shqiperi nisi ngadalesisht qe te shkermoqej. Ne marsin e kaluar bulezuan levizjet demokratike si kudo ne Europen Lindore.

Studente shqiptare, sindikatat e punes dhe grupet opozitare qene ne gjendje qe te detyronin drejtuesit e qeverise komuniste qe te lejonte zgjedhjet. Me 12 qershor kabineti komunist ishte zevendesuar me ne qeveri te perkohshme, ne te cilen gjysma e 24 ministrave ishin nga partite politike opozitare, te krijuara se fundi dhe gjysma nga komunistet.
Kjo qeveri kujdestare eshte duke e çuar vendin ne mbajtjen e zgjedhjeve te plota shumepartiake ne pranveren e vitin tjeter.

Takimet me zyrtaret
Pas fjalimit perpara turmes ne sheshin qendror, zoti Bejker u takua me kryeministrin e qeverise, Ylli Bufi, me presidentin Ramiz Alia, pasues i zotit Hoxha, i cili eshte duke u perpjekur qe te fuse reformat gradualisht, ndonese ndodhet nen dominimin komunist ne njeren ane dhe presionit te udheheqesve te grupeve opozitare te formuara se fundi. Zoti Bejker mbajti nje fjalim edhe ne nje sesion special te Parlamentit Shqiptar. Ai beri te qarte se nuk kishte ardhur me nje Plan Marshall per shqiptaret, megjithese ai kishte sjelle nje pakete ndihmash me qumesht pluhur, ilaçe dhe pajisje mjekesore, me nje vlere financiare prej 56 milione dollaresh. Kjo eshte ndihma e pare e Shteteve te Bashkuara per Shqiperine, e cila eshte duke vuajtur nga mungesa e theksuar e ushqimeve sepse varferia e rende dhe kaosi, po shoqerojne tranzicionin ne demokraci.
“Nje trup bolshevik”

Ne takimin e tij me udheheqesit e opozites, zoti Bejker u kerkoi atyre qe te qendrojne te bashkuar sepse vetem keshtu ata mund te permbysin komunistet (te cilet tani kane marre emrin “socialiste”) ne zgjedhjet e ardhshme. Udheheqesi i opozites, Sali Berisha, tha duke shpjeguar zotin Bejker, se lufta gjithnje e ne rritje qe opozita demokratike ka ndermarre, do te rrezoje plotesisht komunistet nga pushteti.
Zoti Berisha u shpreh: “Ne i thame Zotit Bejker se e zhdukem komunizmin, por ne po perballemi me copezat e tij, te cilat jane akoma te helmuara. Shqiperia ka nje koke demokrate, nje zemer demokrate, por nje trup bolshevik”.

Megjithese levizja demokratike ne Shqiperi eshte akoma ne hapat e para te saj, Zoti Bejker shtoi ne fjalen e tij ne Parlament se cilesia e marredhenieve shqiptaro-amerikane do te varet ne teresi nga qeveria, sesi do te ece perpara me ligjin, tregun e lire, reformat per zgjedhje te lira, te cilat ajo i ka premtuar.

Marredheniet diplomatike mes Shteteve te Bashkuara te Amerikes dhe Shqiperise rinisen marsin e kaluar, pas nje nderprerje 52-vjeçare.
Por ketu ne Tirane kane ardhur vetem dy diplomate amerikane. Kur ata u vendosen ne hotelin e tyre, kishte vetem nje telefon ne holl.
Kur i kerkuan menaxherit te hotelit nje telefon per dhomat e tyre, ai e hoqi nga holli dhe ua dha diplomateve. Kur dy diplomatet kerkuan nje aparature faksi, ministri i Jashtem shqiptar u dhuroj atyre te vetmin faks ne vend, i cili ishte prone e tyre dhe iu lut atyre me miresi qe ta kthenin ate kur te mbaronin pune.

Ndërkohë, që në kujtimet e tij zoti Carol C. Adelman një ish oficer i Shërbimit të Jashtëm për 12 vjet, në Departamentin e Shtetit, thotë se ka parë me syt e tij vizitën historike të ish Skretarit të Shettiti James Baker në Tiranë.

“Kur James Baker – Sekretar i Shtetit, në atë kohë shkoi për të vizituar Shqipërinë, ai arriti në në Tiranë, në verën e vitit 1991. Më shumë se 500.000 shqiptarë brohorisnin si të ” çmendur” USA- USA- Baker! Baker!”.

Dhe shton, ne Amerikanëve na bëri shumë përshtypje, sesi në “Në një vend që kishte qenë i shtypur plotësisht për një gjysmë shekulli, ku Shtetet e Bashkuara ishin “mitizuar” nga propaganda komuniste tek njerëzit në Shqipëri, si të mishëruarit djallit (imerialistët amerikan)- “armiqët’ më të rrezikshëm të Shqipërisë socialiste, ai(James Baker – Sekretar i Shtetit, në atë kohë ) u prit si një hero.”
Unë, thotë ai për vete u befasova kur pash me syt e mi se se 40 për qind e shqiptarëve flisnin një gjuhë të huaj – përfshirë edhe anglisht, dhe se një emër popullor për fëmijët ishte edhe emri Wilson. Mabsi kuptova se nuk harrohej ajo çfarë ka bërë për Shqipërinë presidenti i SHBA Woodrow Wilson. Pra, edhe më skeptikët e dëshirës së lindur të njerëzimit për liri dhe demokraci, e kishin kuptuar mesazhin që po përcillte SHBA, në Shqipëri”.

Kur ish presidenti i parë demokrat i sapo zgjedhur, Prof.Dr. Sali Berisha, u pyet nga zyrtarët e lartë Amerikan, se si SHBA mund të ndihmojnë më mirë, Shqipërinë në ato momente, ai u përgjigj: “Ne kemi një zemër demokratike dhe një mendje demokratike që janë të mbërthyer në një trup bolshevik për gati gjysmë shekulli por që syt i kemi pasur gjithmonë nga Perendimi dhe SHBA” tregonë zoti Carol C. Adelman një ish oficer i Shërbimit të Jashtëm për 12 vjet, në Departamentin e Shtetit,.