Veliaj preket nga ligji i Dekriminalizimit

Pas Kryebashkiakut të Mallakastrës Qerim Ismailaj të kapur nga ligji i dekriminalizimit dhe disa të tjerëve, është edhe emri i kryebashkiakut të Tiranës në listë për tu verifikuar.

Kryebashkiaku Erion Veliaj mund të ketë shkelur ligjin e Dekriminalizimit, ndoshta nga pakujdesia apo mosdhënia rëndësi, në përpilimin e formularit.

Në pikën 8 të formularit kërkohet të deklarohet nëse kanë jetuar për më shumë se 1 muaj në një vend të huaj.

Veliaj thotë se ka jetuar në Miçigan në SHBA, nga shtatori 1998 deri në dhjetor 2002; dhe ka jetuar në Britaninë e Madhe nga dhjetori 2004 deri në qershor 2005.

Këto janë vetëm dy deklarimet e Veliajt.

2 29

1 37